​Nga viti 2010 në Kosovë u krijuan 85 mijë vende pune

26/07/2018 10:49 AM 0 komente

Sipas strategjisë së Evropës Juglindore 2020, që nga viti 2010-të në Kosovë janë shtuar 85 mijë vende të reja të punës. Statistika këto që janë publikuar në Strategjinë e Evropës Juglindore 2020- Rezultatet e zbatimit 2018-të.

Sipas këtij raporti, Kosova është ekonomia e vetme rajonale, që arriti dhe tejkalonte objektivin e saj të rritjes dhe konvergjencës, aktualisht në 160 përqind të objektivit të saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto ( PBB) për kokë banori. Ndonëse nga niveli më i ulët bazë, që ishte 22 përqind në vitin 2010 ka kaluar në 30 përqind në vitin 2017. Në raport ku flitet për Kosovën thuhet se ekonomia është e mbyllur, duke ndjekur objektivin 2020 në rritjen e tregtisë, pasi progresi i tij drejt arritjes së objektivit është 66 për qind, me një qarkullim total prej 3,3 miliard euro në 2010 në 5 miliardë euro në 2017.

E sa i përket punësimit, në strategji thuhet se Kosova ka arritur dhe ka tejkaluar targetin e caktuar, duke shtuar 85 mijë vende të punës gjatë viteve të fundit.

E kur bëhet fjalë për matjen e efektivitetit të Qeverisë, thuhet se Kosova është në gjysmë të rrugës për të arritur targetin e caktuar, me të cilën aktualisht qëndron në 2.1 në rrugën e saj nga 1.9 në vitin 2010 në 2.3.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz