77 milionë euro është humbja që vitin e kaluar ka pësuar sektori i sigurimeve në vend. Këto humbje thuhet të kenë ardhur si rezultat i vendimit të Kuvendit për zbritjen e policave të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët.
Ndërsa, performanca e dobët e eksporteve dhe rritja e importeve bënë që bilanci tregtarë të rrisë kontributin negativ në rritjen ekonomike. Deficiti tregtarë në ekonominë e Kosovës në vitin 2015 arriti në 2.3 miliardë euro, vlera e eksportit në vitin 2015 ishte 325.3 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 0,2 përqind ,përderisa vlera e importit arriti në 2.6 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 përqind.
Këto të dhëna i ka prezantuar sot guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, gjatë prezantimit të raportit për vitin e kaluar, në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar raportin dhe njëkohësisht kanë njoftuar se në prezantimin e raportit vjetor të BQK-së në seancën plenare të Kuvendit do të raportoj edhe vetë guvernatori Hamza.
Sipas vlerësimeve të BQK-së, norma reale e rritjes ekonomike për vitin 2015 sillet ë mes të 3.5 shkon deri në 4 përqind…Vlerësimet aktuale për rritjen ekonomike në Kosovë shkon prej 3.5 deri në 4 përqind që do të jetë këtë vit. Bazuar kryesisht në vlerësimet për rritjen e konsumit privat dhe të investimeve. Rritja e kreditimit bankar si dhe rritja e remitencave kishin kontribut të rëndësishëm në rritjen e konsumit privat gjatë vitit 2015. Performanca e dobët e eksporteve dhe rritja e importeve bënë që bilanci tregtarë të rrisë kontributin negativ në rritjen ekonomike. Deficiti tregtarë në ekonominë e Kosovës në vitin 2015 arriti në 2.3 miliardë euro, vlera e eksportit në vitin 2015 ishte 325.3 milionë euro , që paraqet një rritje vjetore prej 0,2 përqind përderisa vlera e importit arriti në 2.6 miliardë euro , që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 përqind. Deficiti i lartë tregtarë vazhdon të jetë kontribuues kryesor i deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ku ne vitin 2015 arriti në 501.8 milionë euro apo 8.7 përqind e Bruto Produktit të Brendshëm”, tha Hamza./ Kosova Press
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.