Kur ju bashkoheni me një kompani të konsoliduar si CEO, ju përballeni me mundësinë jo vetëm të arkitektoni fazën e ardhshme të organizatës, por edhe të formësoni kapitullin e ardhshëm të jetës tuaj. Viti i parë si CEO i ri është një periudhë vendimtare tranzicioni- kjo është koha për të dëgjuar, mësuar, ndërtuar marrëdhënie si dhe pse jo për të kërkuar këshilla.
Këtu janë pesë këshillat që do ju ndihmonin ta bëni tranzicion tuaj të suksesshëm.
Njihuni me njerëzit të cilët drejtojnë biznesin
Si një CEO i ri, ju trashëgoni një ekip të cilin nuk e keni formuar vetë, por që megjithatë do të punoni ngushtë me të. Është e rëndësishme që të shpenzoni kohë duke i dhënë prioritet njerëzve. Filloni të kuptoni ato që janë më pranë biznesit.
Kuptoni vetë biznesin
Pasi të takoheni me udhëheqjen dhe të kuptoni strukturën e kompanisë, jepini prioritet të kuptuarit të biznesit. Mësoni rreth mundësive të tregut, bazën tuaj të konsumatorëve dhe ‘hartën udhërrëfyese’ të produktit.
Pyesni lidershipin aktual se cfarë kanë planifikuar për 18 muajt e ardhshëm dhe pse i kanë hartuar të tilla plane .
Respektoni historinë e kompanisë
Teksa ju bëni ndryshime në biznes, mendohuni me kujdes në lidhje me ndryshmet e komunikimit brenda kontekstit ekzistues të kompanisë. Kuptoni trashëgiminë, kulturën dhe bazën, kështu që ju do mund të artikuloni më mirë se si ndryshimet e propozuara do të plotësojë të ardhmen e kompanisë.
Vendoseni veten në dispozicion
Mos thoni thjesh se ndiqni një politikë me dyer të hapura; jetojeni atë.
Shpenzoni më shumë kohë me punonjësit personalisht, pavarësisht se ku pozicionohen ata.
Ndërsa kjo mund të jetë një sfidë e rëndësishme operative, nuk zëvendëson kohën e shpenzuar ballë-për-ballë.
Mos harroni: Është e pamundur të ‘mbi-komunikosh’
Biseda e vazhdueshme është tepër e rëndësishme për mbajtjen e marrëdhënieve, ndërtimin e besimit dhe ruajtjen e harmonizimit.
Pikërisht kur mendoni se keni komunikuar mjaftueshëm, ka gjithmonë një përfitim në një komunikimin më të gjatë.