Deutsche Bank AG (DBK), banka më e madhe e investimeve të Evropës, ra në bursën e Frankfurtit, pasi Banka e Rezervës Federale të Neë York-ut u njoftua se ka fajësuar raportet rregullatore të disa prej bizneseve amerikane të firmës vitin e kaluar.
Rregullatori i ka dërguar bankës një letër në muajin dhjetor ku thohte se gjatë rishikimit të operacioneve të saj amerikane zbuloi se ata ‘vuajnë’ nga një mbikëqyrje aspak adekuate, deklaroi gjatë një interviste telefonike Jordan Thomas, avokat në Labaton Sucharoë LLP, që përfaqëson një ish-punonjës të Deutsche Bank i cili e ka akuzuar kompaninë për fshehje të humbjeve.
Bankat botërore po përballen me standarte më të rrepta teksa rregullatorët po përpiqen të shmangin përsëritjen e krizës financiare të vitit 2008, si dhe manipilimin e tregut dhe keqbërje të tjera të supozuara të tregtarëve. Deutsche Bank ka premtuar të përmbushë kërkesa më të ashpra të kapitalit për bankat e huaja që operojnë në SHBA dhe planifikon të rrisë numrin e personelit të pajtuar që ka në vend.
Aksionet ranë gati 2.8 për qind, rënia më e madhe brenda ditës që nga 10 korriku.