Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë se në qershor të këtij viti kursimet pensionale të investuara jashtë vendit, kanë shënuar vlerën prej rreth 1 miliard, përderisa vlera e përgjithshme e depozitave të fondit të privatizimit në BQK, në qershor 2016 ka qenë 465.8 milionë euro.
Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë nuk është treguar e mjaftueshme për të gjeneruar një rritje më të lartë të vendeve të reja të punës. Sipas tij, një rritje ekonomike e cila së paku i ofrohet normës dyshifrore, dhe e cila do të arrihej përmes aktiviteteve që kërkojnë përfshirje më të madhe të fuqisë punëtore, do të mundë të kishte një ndikim më të theksuar në krijimin e vendeve të reja të punës.
Zëri: Në bazë të raporteve të BQK-së shihet se investitorët e huaj kryesisht janë të dhënë pas patundshmërive. A janë duke blerë, apo janë duke investuar në ndërtim?
Hamza: Pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte në Kosovë përbëhet nga blerjet e patundshmërive që jorezidentët apo bashkatdhetarët tanë i bëjnë në Kosovë. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2016, investimet e huaja direkte në sektorin e patundshmërisë përfaqësojnë. / Zëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.