1% e popullsisë së botës që janë më të pasurit, po pasurohen edhe më tepër. Ky studim i kryer nga Credit Suisse deklaron në raport se pabarazia është tepër në rritje dhe se kjo gjë mund të jetë shkak për recesion.
Sipas Credit Suisse, 1 % e popullsisë së botës zotërojnë më shumë se 48% të pasurisë botërore dhe bëhet e ditur se një person ka nevojë vetëm për 3650 dollarë, që të jetë në mesin e gjysmës të së pasurve të botës. Megjithatë, më shumë se 77.000 dollarë është e nevojshme të jetë një anëtar i 10% e personave të pasur dhe 798,000 dollarë që t’i përkasi 1% më të pasur.
“Të marra së bashku, pjesa e poshtme e popullsisë globale zotërojnë më pak se 1% të pasurisë totale. Në kontrast të mprehtë, më të pasurit mbajnë 87% të pasurisë në botë “, shprehej në raportin vjetor.
Raporti, i cili llogarit se pasuria totale globale është rritur në një rekord të ri 263tn, më shumë se dy herë e llogaritur për vitin 2000 – deklaroi edhe se Britania e Madhe ishte vendi i vetëm në G7 që ka shënuar rritje të pabarazisë në shekullin e 21të.
“Këto shifra japin më shumë prova se pabarazia është ekstreme dhe në rritje dhe se rimëkëmbja ekonomike pas krizës financiare ka qenë në favor të të pasurve. Në vendet e varfëra, një rritje e pabarazisë do të thotë ndryshimi ndërmjet fëmijëve që kanë mundësi për të shkuar në shkollë dhe njerëzve të sëmurë duke u shpëtuar jetën me ilaçeve, ” tha kreu i Oxfam për pabarazinë Emma Seery.
Ajo vuri në dukje se ndërsa pabarazia është rritur në shumë vende jashtë G7.
Llogaritje të tjera nga ekipi i Credit Suisse “aludonin në ngritjen e pabarazisë së pasurisë globale në vitet e fundit” dhe tregojnë se pasuria e përgjithshme në SHBA është rritur me një ritëm më të shpejtë se të ardhurat. Autorët paralajmëruan se ishte një trend që mund të tregojë për recesion.