10 arsye pse dështimi na mëson më shumë se suksesi

16/05/2018 4:26 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Na mëson vlerën e gjithçkaje…

Pse duhet të dështojmë në jetë? Duket e padrejtë, apo jo? Imagjinoni një botë, ku ushqimi është falas, pa punë apo pa urrejtje.

Çfarë mendoni se do të ndodhte? Duke marrë në konsideratë natyrën tonë, do t’i merrnim këto gjëra për të mirëqena. Ne nuk do të respektonim askënd dhe do të jetonim me iluzionin se jemi qenie superiore.

Rikthimi në realitet Kur nuk kemi dështuar në asgjë, ndihemi të pathyeshëm. Dështimi na bën të kuptojmë realitetin; stuhitë, tërmetet, cunamit na kujtojnë se ne nuk kemi kontroll në gjithçka.

Dështimi na mëson vlerën e gjithçkaje Pasi kemi humbur një njeri të dashur, ne i vlerësojmë ata më shumë dhe kuptojmë rëndësinë dhe gjithçka kanë bërë për ne. Ne i vlerësojmë njerëzit, paratë, shtëpinë dhe marrëdhëniet me të tjerët vetëm pasi i kemi humbur ato.

Dështimi na mëson se si të mbijetojmë Kujtoni ditën e parë kur do të mësonit notin. Instruktori ju shtynte në ujë dhe ju lëviznit duart dhe këmbët duke mos e ditur që gjithë këto veprime ju kanë mbajtur mbi ujë. Nëse nuk shkojmë në fund, ne nuk e dimë nëse mund të mbijetojmë.

Mësojmë nga gabimet tona E mbani mend kur po mësonit biçikletën, kur ju thoshin te mos i jepni me shpejtësi, e megjithatë ju i keni dhënë shpejt. Vetëm në momenti kur jemi rrëzuar dhe vrarë kemi kuptuar fjalën e prindërve që të mos i jepnim shpejt. Në jetë, ne mësojmë vetëm nga gabimet tona.

Është një mundësi e re Kur dështojmë ne kemi edhe një mundësi të re për t’ia nisur nga e para. Ne jo gjithnjë e shohim çfarë është pozitive pasi dështojmë, por kjo është një mundësi për t’ia nisur nga fillimi dhe për të menduar për mundësi të reja.

Guximi Është e vështirë të përballesh me dështimin dhe të ringrihesh. Dështimi na mëson të bëhemi të guximshëm. Kur ju nuk keni asgjë për të humbur, ju keni shumë për të fituar.

Një shprehje te filmi Rocky Balboa thotë: Lavdia jonë më e madhe nuk është te dështimi por të ringrihemi sa herë që biem.

Gjejmë forcën tonë të brendshme Pikërisht atëherë kur doni të hiqni dorë, pasi asgjë duket se nuk funksionon, ju duhet të gërmoni më thellë, të gjeni atë forcën e brendshme që ju bën të ecni përpara, edhe në kohëra të këqija.

“Në jetë nuk duhet të presësh stuhinë që të largohet. Por të mësosh se si të kërcesh në shi” – Vivian Greene

Kultivon një qëndrim pozitiv Katrina Kaif, një aktore indiane thotë: Kam një qëndrim pozitiv në jetën time. Pasiguria ime, frika dhe nevoja për të ditur të nesërmen është zbehur. Çfarë është shkruar, gjithsesi do të ndodhë. Pse ta lodh mendjen për këtë gjë?

Ju mban të motivuar Edhe pse mund të jetë e vështirë, ju mban të motivuar. Rrethohuni nga njerëz të cilët ju motivojnë. Dëgjoni ose lexoni fjalime motivuese, shprehje, video, audio, çfarë do që të jetë. Mos reshtni kurrë në përpjekjet tuaja.

Rabindranath Tagore: Ju nuk mund ta kaloni detin thjesht qëndruar më këmbë dhe duke soditur ujin.

Mos kini frikë Mos kini frikë nga dështimi. Kur ju përqafoni dështimin, ju jeni në rrugën drejt suksesit.

Elon Musk: Dështimi nuk është një opsion këtu. Nëse gjërat nuk dështojnë, ju nuk jeni duke përparuar mjaftueshëm.

 

Amishi Mehta
Burimi: Enterpreuner

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz