10 cilësi të punonjësve optimistë

21/09/2018 11:47 AM 0 komente

A ju ka ndodhur që sapo të filloni punë në pozicionin që keni aq shumë kohë që e ëndërroni, të ndiheni të mërzitur dhe të pamotivuar vetëm brenda pak muajve, apo edhe më keq vetëm brenda disa javëve?

Konsulentë të ndryshëm që punojnë në strategjinë e kulturës së punës dhe zhvillimin e punonjësve, shprehen se një gjë e tillë është fatkeqësisht shumë e përhapur në kompani të ndryshme. Kur punonjësit e rinj bëhen pjesë e një kompanie të caktuar, pritshmëritë e tyre janë shumë të larta, por ata përballen shumë shpejt me një realitet krej të kundërt nga pritshmëritë e tyre. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup punonjësësish nuk duhet të ndiheni kurrësesi vetëm sepse sipas një sondazhi të kryer nga Gallup, 85 e punnjësve në mbarë botën përballen me një fakt të tillë.

Megjithatë ka edhe një grup tjetër punonjësish, të cilët ne i kemi vëzhguar dhe pavarësisht pozicionit që ata kanë, ata gjithmonë arrijnë ta menaxhojnë atë me pozitivitet të lartë. Ja 10 prej cilësive të tyre:

1. Ambicioz

Punonjësit ambicionzë janë atë që gjithmonë japin më të mirën e mundshme në punë. Ata përpiqen të përparojnë s amë shpejt dhe të arrijnë objektivat që i kanë caktuar vetes.

2. Vetëbesim të lartë

Punonjësit pozitive e shohin gjithmonë gotën gjysmë plot dhe mundohen të nxjerrin më të mirën nga çdo situatë, kjo i bën ata që të kenë padyshim edhe një vetbesim të lartë. Rezultatet më të mira arrihen padyshim nga punonjës të cilën kanë një nivel të lartë vetëbesimi.

3. Nuk mburren

Askush nuk i pëlqen punonjësit të cilët mburren vazhdimisht për cilësitë e tyre. Punonjësi ideal do të ishte ai që i tregon aftësitë e tij më punë dhe jo me fjalë.

4. Të përkushtuar

Punonjësit optimistë dhe të përkushtuar janë njëkohësisht edhe punonjësit idealë për kompani të ndryshme. Ata japin më të mirën e tyre në punën që bëjnë dhe e bëjnë një gjë të tillë me shumë përkushtim.

5. Të besueshëm

Çfarë mund të ishte më shumë irrituese sesa një punonjës që ndjek udhëzimet e caktuara? Gjithashtu një gjë e tillë shoqërohet edhe nga gabime të ndryshme në procesin e krijimit të produktit, blerës të zhgënjyer dhe klientë të palumtur.

6. Pozitivë

Askujt nuk do t’i pëlqente të kishte kolegë pesimistë, negativë apo thjesht të stresuar dhe të palumtur. Sa më shumë optimistë që ata janë aq edhe më shumë probleme mund të zgjidhin dhe të shndërrohen në një asset shumë të çmuar të kompanisë suaj. Ata marrin gjithashtu përsipër të gjitha përgjegjësitë që i takojnë.

7. Përshtaten me kulturën e kompanisë

Personat optimistë janë edhe nga ata që përshtaten më lehtësisht me kulturën e kompanisë

8. Të motivuar

Punonjësit e motivuar nuk duhet të nxiten për të qenë sa më të motivuar që të mbarojnë detyrat që i caktohen. Ata janë vetë përsona që duan të përfundojnë s amë shpejt dhe sa më mirë një detyre që i është caktuar.

9. Entuziastë

Punonjësit optimistë cilësohen edhe si më entuziastët. Ata janë gjithmonë entuziastë për të mësuar gjëra të reja dhe për të arritur rezultate sa më të larta.

10. Bashkëpunues

Pothuasje pjesa më e madhe e kompanive përbëhen nga skuadra të ndryshme pune të ndara sipas sektorëve përkatës. Sa më bashkëpunes që të jenë punonjësit me njëri-tjetërin aq më i suksesshëm do të dalë një projekt i caktuar. Dhe zakonisht skuadra të tilla gjenden kur përbehen nga punonjës optimistë.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz