10 destinacione që nuk kërkojnë një buxhet të lartë për t’u vizituar

13/09/2018 1:33 PM 0 komente

Sezoni i pushimeve verore ka mbaruar dhe së bashku me të edhe pushimet për një pjesë të madhe të njerëzve. Por ka ende nga ata që preferojnë që një pjesë të pushimeve të tyre t’i realizojnë ose gjatë stinës së vjeshtës ose gjatë asaj të dimrit. Edhe nëse ju bëni pjesë në një grup të tillë dhe mbi të gjitha nëse doni të vizitoni vende në të cilat nuk do të harxhoni shumë, ne ju vijmë në ndihmë më listën e mëposhtme, duke filluar që nga një qytet i vogël në Francë, e deri tek kryeqyteti i Shqiperisë, Tirana.

  1. Dole, Francë

Ky është një prej destinacioneve më të mira për t’u vizituar nësë doni të shijoni si natyrën ashtu edhe historinë e këtij vendi. Ai ndodhet në rajonin Franche-Comte të Francës lindore dhe është një prej destinacioneve perfekte për të gjithë ata që e preferojnë sportin e skive. Këtu do të gjeni edhe disa prej restoranteve më të mirë të Francës dhe disa prej muzeve që datojnë që në shekullin e 16-të. Dijon, qyteti antik i Burgundy dhe Beaune qyteti i rikonstruktuar që mbahet se ka disa prej vinotekave më të mira, ndodhen vetëm një orë larg nga Dole.

  1. Kosice, Sllovaki

Qyteti i dytë i Sllovakisë, Kosice, që vjen pas kryeqytetit të saj, Bratislavës, është një prej destinacioneve më të bukura për t’u vizituar, edhe pse të shumtë janë ata që mund të kenë dëgjuar për të. Këtu ju do të gjeni disa katedrale që i takojnë shekullit të 14-të, do të shikoni arkitekturën e stilit barok, karakteristike për këtë vend. Kosice u cilësua si Kryeqyteti Europian i Kulturës në vitin 2013.

  1. Aarhus, Danimarkë

Një tjetër qytet, i cilësuar si Kryeqyteti Europian i Kulturës në vitin 2017, ku ndër vendet më të veçanta të tij për t’u vizituar mund të përmenden, Muzeu ARos, që daton që në vitin 1859 (njëkohësisht edhe muzeu më i vjetër në Danimarkë), një kopsht botanik gjigand, një prej brigjeve më të bukura, është Aarhus në Danimarkë. Edhe kulinaria këtu ka marrë vlerësimet maksimale.

  1. Varshavë, Poloni

Atraksionet e Varshavës janë të shumta, dhe të gjitha mund të bëhen lehtësisht të aksesueshme nga ju në sajë të ofertave mëse të përballueshme, të linjave ajrore low cost. Disa prej atraksioneve të saj më të njohura janë qyteti i vjetër i rindërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, Pallati i Kulturës dhe i Shkencave, lumi Vistula, Museu Kombëtar dhe Muzeu i Fryderyk Chopin.

  1. Rovaniemi, Finlandë

Ky është qyteti zyrtar i Babagjyshit të Vitit të Ri. Ideal për një udhëtim me familjen, sepse për fëmijët do të ishte tamam sikur të futeshin në botën e përrallave.

  1. Lviv, Ukrainë

Në perëndim të Ukrainës, shumë larg nga Krimea, Lviv është një qytet i mbushur plot me kisha antike, një shesh të mrekullueshëm që daton që në periudhën mesjetare, manastire dhe shumë muze.

  1. Tiranë, Shqipëri

Një tjetër detinacion, me një natyrë të mrekullueshme është kryeyteti i Shqipërisë, Tirana. Ajo është një ndërthurje fantastike midis atyre që janë në kërkim të avanturës dhe atyre që janë më shumë të tërhequr nga historia. Këtu ju mund të vizitoni bunkerin e periudhës komuniste, Bunk’Art, sheshin Skëndërbe, Pallatin e Kulturës, Muzeun Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut, etj.

  1. Bari, Itali 

Në bregun lindor të italisë, Bari është kryeqyteti i rajonit të Pulias. Ky është një prej atyre qyteteve ku ju mund të shijoni disa prej gatimeve më të mira tradicionale të Italisë dhe të vizitoni disa prej pikave të saj më të rëndësishme si Bazilika e Shën Nikkolës e shekullit të 12-të dhe kështjella mesjetare e Barit.

  1. Bourgas, Bullgari 

Ky është një prej qyteteve më të bukura të Bullgarisë. Këtu do të gjeni disa prej rezorteve më të bukura të Detit të Zi. Por këtu ju do të keni mundësinë që të vizitoni edhe disa prej vendeve të saj më historike si kisha e Shën Cyrilit dhe Methodius dhe një muze etnografik.

  1. Izmir, Turqi

Izmiri është qyteti i tretë më i madh i Turqisë dhe një prej më të vizituarve.

Burimi: DailyMail.com

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of