Vendet aziatike po kalojnë me ritme të shpejta shumë vende europiane në renditjen e re ndërkombëtare të Forumit Ekonomik Botëror për ekonomitë miqësore ndaj tregtisë.
Singapori është renditur në vendin e parë në Raportin Botëror të Lehtësimit në Tregti 2016, publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror në bashkëpunim me Aleancën Botërore për Lehtësi në Tregti.
Raporti vlerëson shkallën se cila ekonomi ka institucionet, politikat, infrastrukturat dhe shërbimet që lehtësojnë rrjedhën e lirë të mallrave.
Ndërsa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë të mendimit për të qenë më pak të hapur ndaj tregtisë, zona e ASEAN, që përfshin vende si Singapori, Indonezia dhe Filipinet, janë tashmë më të aksesueshme se vendet e rëndësishme tradicionale.
Raporti ia ngarkon rritjen e ASEAN si një fuqi ekonomike integrimit në ekonominë globale.
Gjithsesi top 10-shja e raportit është e dominuar nga vendet europiane.
Singapori kryeson renditjen në indeks për të pestin vit radhazi. Tregu vendas vlerësohet si një nga më të hapurit në botë, me 99.7% të produkteve që hyjnë pa taksa doganore. Raporti nënvizon proceset kufitare si më të mirat në botë, ndërsa dështimet në administrimin e kufijve janë një pengesë për ekonomitë e tjera.
Shërbimet e transportit të vendit dhe mjedisi operues, përfshirë dhe institucionet publike të besueshme dhe efikase, gjithashtu kanë kontribuar udhëheqjen e tij të tregtisë.
Europa dhe Amerika e Veriut mbeten rajonet me performancën më të lartë në lehtësimin e tregtisë, por kanë dëshmuar një ngadalësim që nga 2014. Progresi më i madh në Europës është bërë në tregjet në zhvillim, për shembull, Lituania përmirësoi pozicionin e saj me 8 vende dhe Serbia u përmirësua me 18 vende.
Midis ekonomive të zhvilluara, Zvicra nuk është më pjesë e top 10-shes, si dhe Shtetet e Bashkuara mundësojnë qasjen më të keqe në tregun vendas dhe të huaj.
Barrierat dominuese
Raporti gjithashtu thotë se barrierat e hyrjes dhe kostot frenuese tregtare ende po parandalojnë miliona njerëz në të gjithë botën që të përfitojnë nga tregtia ndërkombëtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë për komunitetet rurale, të rinjtë dhe gratë, ku kjo është më e dukshme në tregjet e mëdha në zhvillim.
Top 10 vendet më të mirë për tregtinë përllogaritet se kanë vetëm 3% të popullsisë së botës, ndërkohë më shumë se gjysma renditen në pjesën e dytë të renditjes. Kina, si një prej vendeve më të populluar në botë është shembulli më i saktë, duke u renditur i 61-i për tregtinë.