10 gjëra që mund të negocioni në një ofertë pune

07/02/2018 3:50 PM 0 komente

Nuk duhet të jeni një drejtues apo një person që merret me shitje për të bërë një bisedë të sinqertë me punëdhënësin tuaj të ardhshëm rreth nevojave tuaja.

Të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për ju dhe komunikimi i këtyre nevojave është një hap kritik në jetën tuaj.
Më poshtë janë dhjetë gjëra që mund të negocioni në një ofertë pune (jo të gjitha në një bisedë, megjithatë!) përveç pagës bazë.

1.Ditët e pushimeve

2.Fleksibilitetin në orarin e punës

3.Mundësinë për të punuar nga shtëpia

4.Rimbursimin për pagesat e shkollimit

5.Kontributet e sigurimeve

6.Pjesëmarrje në konferenca me shpenzimet e kompanisë

7.Titullin tuaj të punës

8.Bonuset

9.Një shpërblim në vitin e parë të punës (në fund të fundit, nuk e keni idenë se sa realë apo jorealë mund të jenë objektivat që ju janë caktuar – dhe shpesh, as punëmarrësi juaj nuk i di).

10.Dieta për udhëtime pune

Negocimi me vetëbesim nuk është aq i frikshëm sa duket. Çdo hap do t’ju bëjë më të fortë. Askush që ka rëndësi nuk do të mërzitet me ju se folët në emër të vlerave tuaja. Njerëzit që kanë rëndësi për ju do t’ju përgëzojnë për këtë gjë.

*Liz Ryan
Burimi: Forbes

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz