10 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë shefit tuaj

19/02/2018 4:47 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shpresojmë që secili prej jush të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesin tuaj.

Marrëdhënia me shefin tuaj është një marrëdhënie profesionale.

Në momentin që ju do t’i thoni atij diçka personale (dhe shpresojmë që kjo të mos ju ndodhë), ju duhet të bëni kujdes më pas përgjithmonë.

Ju nuk duhet t’ua thoni këto gjëra as kolegëve apo bashkëpunëtorëve tuaj.

Ja cilat janë dhjetë gjërat që ju kurrë nuk duhet t’ia thoni shefit tuaj

1.Problemet në marrëdhënien tuaj sentimentale

2.Problemet tuaja financiare

3.Problemet shëndetësore, vetëm në rastin se nuk keni nevojë për disa ditë pushim apo të shtroheni në spital

4.Mendimet tuaja rreth kolegëve, zakonet e tyre në punë apo jetës së tyre personale

5.Mendimet rreth drejtimit të kompanisë/apo aftësive të drejtuesve të tjerë të kompanisë

6.Mundësive të tjera të punës që ju janë ofruar

7.Pakënaqësitë me punën, vetëm në rastin se jeni i pakënaqur me një çështje konkrete të cilën drejtuesi juaj ka fuqinë ta zgjidhë

8.Ndjenjat që keni për një koleg (apo këdo tjetër)

9.Konflikte personale me ndonjë koleg në punë, vetëm në rastin nëse është e nevojshme ndërhyrja e drejtuesit për të zgjidhur çështjen

10.Thashetheme që dëgjoni rreth së ardhmes së kompanisë

 

*Liz Ryan, është CEO/themeluese e Human Workplace dhe autore e ‘Reinvention Roadmap’
Burimi: Forbes

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz