10 hotelet ku është shkruar historia

02/10/2018 1:52 PM 0 komente

Talbot House, Belgjikë

Janë të shumta ngjarjet historike (ose jo) që kanë ndodhur në hotele. Mail One ka përzgjedhur 10 hotelet më të rëndësishme – në një udhëtim në vite nëpër botë.

Në Belgjikë, për shembull, Talbot House u themelua në vitin 1915 nga Atë Clayton në komunën Poperinge, si strehë për ushtarët e luftës. Sot është shndërruar në një muze, me shtatë dhoma ku mund të qëndroni e të përjetoni kujtimin e prekshëm të Luftës së Parë Botërore.

 

Hotel National, Rusi

Qeveria e parë sovjetike u mblodh në Moskë, në vitin 1918, në Hotel National pas Revolucionit Rus (8 mars – 7 nëntor 1917). Lenini qëndroi në dhomën 107 ku kishte si mysafir Lev Trockij. Për të arreduar hotelin, që ndodhet në Kremlin, në Sheshin e Kuq, janë plaçkitur pallate të ndryshëm të carëve të Rusisë.

 

Shelbourne Hotel, Irlandë

Në vitin 1922, nën udhëheqjen e Michael Collins, brenda Shelbourne Hotel të Dublinit, në dhomën 112, u shkrua Kushtetuta e Irlandës. Sot, këtu, Dhoma e Kushtetutës mirëpret darka private dhe ka ende tavolinën dhe karriget e përdorura për të shënuar një ngjarje shumë të rëndësishme të historisë së Irlandës.

 

Peninsula Hotel, Hong Kong

Pasi pushtuan Hong Kongun në vitin 1941, japonezët krijuar selinë e tyre në Peninsula Hotel. Guvernatori Mark Aitchison Young nënshkroi dokumentet në dhomën 336, në ditën e Krishtlindjeve.

 

Fairmont, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sekretari amerikan i Shtetit, Edward Stettinius, qëndroi në Fairmount në San Francisko, në vitin 1945, ku hartoi Statutin e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshjet mes 5 fuqive më të mëdha të botë (Kinë, Francë, Bashkimi Sovjetik, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) u zhvilluan pikërisht në Penthouse Suite.

 

Watergate Hotel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në vitin 1972, në Komitetin Kombëtar Demokratik (organizata kryesore e qeverisë së Partisë Demokratike amerikane me bazë të përhershme), shpërthen një skandal i bujshëm, gjë që çoi në dorëheqjen e Presidentit Nixon. Gjithçka nis në dhomën 214 në Watergate Hotel në Uashington. Në Watergate Scandal Room sot gjendet një makinë shkrimi e viteve 1970 dhe një çelës ku lexohet “No Need To Break In”.

 

Plaza Hotel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Beatles pushtuan Nju Jorkun në shkurt të vitit 1964 deri në pikën sa pësuan një sulm nga ana e fansave. Shfaqja e tyre në Ed Sullivan Show elektrizoi publikun amerikan, mbi të gjitha të rinjtë. Fab Four qëndruan në Presidential Suite të Hotel Plaza (dhomat 1209 – 1216), ndërkohë që fansat bërtisnin poshtë dritareve të tyre.

 

Cliveden House, Angli

Në vitin 1961, John Profumo u takua me modelen Christine Keeler, e ftuar e mjekut osteopat Stephen Ward në pishinën e shtëpisë së Visconte Astor, që sot është shndërruar në hotelin luksoz Cliveden House, në kontenë angleze të Buckinghamshire. Marrëdhënia e tyre ishte shkaku i skandalit Profumo që diskretitoi qeverinë britanike në vitin 1963 duke e rrëzuar në vitin 1964.

 

Mena House, Egjipt

Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1943, kryeministri anglez, Winston Churchill, presidenti amerikan Franklin D Roosevelt dhe presidenti kinez Chiang Kai-shek morën pjesë në Konferencën e Kajros, ku diskutuan planin për zbarkimin në Normandi. Takimi ndodhi në Mena House, ku Churchill, i cili qëndroi në suitën 623 u dashurua me piramidat, sa që fjeti gjithnjë me perdet e hapura.

 

The American Colony Hotel, Izrael

Një oaz qetësie në zemër të Jerusalemit, ky është The American Colony Hotel që ka mirëpritur përgjatë viteve personalitete të rëndësishme nga Lorenci i Arabisë te Tony Blair. Këtu, në vitin 1992, anëtarët e qeverisë izraelite u takuan me Organizatën për Çlirimin e Palestinës në dhomën 16 për të vendosur për Marrëveshjen e Oslos.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz