10 këshilla për t’u bërë gati për pushime dhe për t’i shijuar plotësisht ato

07/08/2017 7:07 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
1-2

Ekspertët janë të gjithë të një mendimi – momenti më stresues për pjesën më të madhe të personave është fundi i pushimeve dhe rikthimi në punë. Kjo gjë shqetëson psikologë dhe mjekë nga e gjithë bota, duke i çuar në përpjekjen për të zbuluar recetën e duhur për të shndërruar “rikthimin në normalitet” në një moment më të qetë dhe të gëzueshëm. Megjithatë për femrat ekziston edhe një moment tjetër kritik – përgatitja për pushimet dhe shkëputja nga puna pa u ndier në faj.

Një grup ekspertësh britanikë, drejtuar nga Boss Jo Fairley, ka hartuar një listë që do t’ju vijnë në ndihmë për t’u përgatitur për largimin, duke lënë në shtëpi ankthin dhe stresin. Pikënisja kësaj liste është kjo: 40 për qind e punonjësve nuk i marrin gjithë ditët e tyre të pushimeve për shkak të frikës se mos lënë shumë gjëra pezull. Apo se mos vënë në vështirësi kolegët. Sipas një studimi, për ta stakuar trurin dhe për t’u çlodhur, janë të nevojshme minimumi dhjetë ditë të njëpasnjëshme.

Çfarë të bëni? Ndiqni këto këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të niseni për pushime në mënyrë efikase dhe t’i shijoni plotësisht pushimet, pa pasur ndjesi faji e ankthi. Dhe ndoshta do t’ju ndihmojnë që rikthimi të jetë sa më pak i mundimshëm.

1.Mos lini gjithçka në momentin e fundit. Thoni pushime, por e lini gjithçka në momentin e fundit. Sipas ekspertëve, mosprogramimi i pushimeve në kohë mund të bëhet burim stresi.
Nëse ju nuk organizoheni, lind frika që diçka do të shkojë ters dhe rrezikoni të shtyni ditën e nisjes për të përfunduar punët e pambyllura. Rezultati mund të jetë që të shtyni pushimet tuaja për të përfunduar impenjimet profesionale. Rezervoni disa muaj më parë, edhe me çmimin se do të shpenzoni pak më shumë.

2

2.Planifikoni detajet. Gjëja e parë që duhet të bëni është të përfshini ditët e pushimeve në axhendën tuaj; e dyta, të planifikoni detajet. Bëjuni të ditur bashkëpunëtorëve ditët tuaja të pushimeve. Në këtë mënyrë, të gjithë do të jenë në dijeni të nisjes suaj dhe askush nuk do të guxojë t’ju kërkojë që t’i shtyni ato. Ndër të tjera, thjeshtohet edhe organizimi i punës së kolegëve.

 

3

3.Punoni pak më shumë. Para se të niseni me pushime, ju duhet të merrni në konsideratë mundësinë që të punoni disa orë më shumë për të përfunduar punët në kohë. Përgjigjuni të gjithë email-eve, bëni telefonata, programoni javët pas rikthimit në punë – janë të gjithë gjëra të domosdoshme që do t’ju bëjnë të niseni të lehtësuar dhe të ktheheni pa ankthin se do të mbyteni me punë kur të riktheheni.

 

4

4.Jepini lejen vetes për të bërë një pauzë. Ju duhet të vini mënjanë idenë e gabuar që do t’u hapni telashe kolegëve. Përkundrazi, mendoni se ju i meritoni disa ditë pushimi dhe relaksi. Objektivi është që të ktheheni me energji dhe jeni më produktivë.

 

5

5.Respektoni kolegët që qëndrojnë. Në çdo kompani, pushimet organizohen me turne. Ju duhet t’i respektoni pushimet e të tjerëve. Kur të riktheheni ju mund të ndani me ta foto dhe përvojën tuaj.

 

6

6.Stakoni trurin. Pushimet nuk janë pushime nëse ju nuk e stakoni trurin nga puna. Kur niseni me pushime, këshillohet të fikni celularin dhe të arratiseni. Dhe nëse është e mundur, mos e kontrolloni email-in e punës. Kur kolegët e dinë që një person është i “pakapshëm” as nuk e provojnë t’u hapin probleme.

 

7

7.Ndryshoni zakonet. Pushimet nuk janë thjesht një vend ndryshe për të kaluar pak kohë, por një gjendje e brendshme. Që t’i shijoni vërtet, ju duhet të ndryshoni ritmin tuaj dhe të ndryshoni zakonet. Është e këshillueshme të bëni diçka të re (ndonjë sport apo hobi) për të gjetur sërish paqen me veten.

 

8

8.Zgjidhni destinacionin e duhur. Që të çlodheni dhe t’i shijoni plotësisht pushimet tuaja, duhet të zgjidhni destinacionin e duhur. Mos zgjidhni malin nëse i urreni ecjet në natyrë. Kuptoni atë që dëshironi dhe zgjidhni më pas një vend që të jetë në harmoni me nevojat tuaja.

 

9

9.Kushtojini kohë sportit. Nuk ka rëndësi nëse jeni dembelë apo tipa sportivë – në pushime është e lehtë të qëndroni në formë – ka shumë aktivitete që mund të bëni me miqtë. Nuk është e nevojshme që të bëni sakrifica të mëdha. Edhe një çerek ore do të ishte e mjaftueshme duke zgjedhur aktivitetet që ju pëlqejnë. Kjo është mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga rutina dhe të mos mendoni se çfarë po ndodh në punë ndërkohë që jeni me pushime.

 

10

10. Kultivoni marrëdhëniet personale. Pushimet janë moment më i mirë për të njohur njerëz të rinj apo për t’ju përkushtuar miqve tuaj. Ju këshillojmë që t’i kushtoni edhe më shumë kohë jetës sociale, duke u rrethuar nga njerëz që ngjallin besim dhe simpati.

 

Burimi: La Repubblica

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz