Jo vetëm supermakina të shpejta dhe elektrizuese. Në një botë që ecën gjithnjë me nxitim, më poshtë janë 10 makina mjaft të rehatshme për të shijuar një shëtitje të ngadaltë mbi asfalt…
10. KIA PICANTO 21.1 ATTO
Kësaj makine i duhen 14,4 sekonda për të arritur 100 km/h; shpejtësia maksimale arrin në 153 km/h.
9. FIAT QUBO
Arrin 100 km/h për 17 sekonda; shpejtësia maksimale shkon deri në 150 km/h.
8. PEUGEOT EXPERT TEPEE L2 HDI 90
Një makinë me hapësirë të bollshme për nëntë persona; arrin 100 km/h për 20,7 sekonda.
7. 1950 CROSLEY HOT SHOT
Rekordi i shpejtësisë i kësaj makine është 119 km/h dhe arrin 100 km/h për 29 sekonda.
6. HINDUSTAN AMBASSADOR 1.5 DSZ
Arrin 100 km/h për vetëm 28 sekonda, por askush nuk e di se sa është shpejtësia e saj maksimale.
5. TATA NANO
Makina më ekonomike në botë arrin deri 100 km/h për 29,4 sekonda.
4. RENAULT TWIZY
Kjo makinë elektrike mjaft interesante arrin maksimumi deri në 80 km/h.
3. 1958 BERKELEY SPORTS
Nga 0 në 80 km/h e bën për 30 sekonda. 100 km/h nuk i ka kapur kurrë, maksimumi i shpejtësisë së arritur është 99.9 km/h.
2. AIXAM COUPE
Me këtë makinë mund të bëni shëtitje të qeta me shpejtësi maksimale 65 km/h.
1. PEEL P50
Është makina më e ngadaltë në botë. Peel 50 është edhe makina më e vogël dhe e lehtë e prodhuar ndonjëherë. Peshon vetëm 59 kg dhe është lehtësisht e parkueshme, si të ishte një lodër. Maksimumi që mund të arrijë është 61 km/h.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.