1.Jeta është e shkurtër. Jeta është shumë e shkurtër për të duruar një punë që e urreni, një shef që ju poshtëron apo një kompani pa shpirt.
Shumë njerëz e bindin veten se mund ta durojnë një punë që nuk i bën të palumtur, pasi kanë nevojë për të ardhura, pasi ata nuk e dinë se do të mund të gjejnë një punë tjetër, ose për ndonjë arsye tjetër. Askush nuk e di se sa kohë kemi në këtë botë dhe ta shpërdorosh atë në një situatë të shëmtuar, do t’ju bëjë të pendoheni dhe të mjerë. Nëse jeni në këtë situatë, bëni një hap sot, nuk ka rëndësi se sa i vogël është drejt një situate më të mirë.
2.Rrjetet sociale janë të rëndësishme. Ju mund të mendoni se takimet në rrjet janë pa vlerë, se është e mërzitshme të flasësh me kolegët gjatë një pushimi të shkurtër, por studime të njëpasnjëshme vërtetojnë se rrjetet sociale janë të rëndësishme për suksesin tuaj. Njerëzit e suksesshëm kanë prirjen të kenë rrjet social të madh dhe të larmishëm. Sa më e madhe të jetë koha dhe angazhimi në këto rrjete sociale, më i madh do të jetë suksesi juaj.
3.Nuk ia vlen të sakrifikoni shëndetin për suksesin dhe pasurinë. Shumë njerëz që duan të bëhen të suksesshëm kalojnë kohë të vështira në gjetjen e ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj private dhe mund të përfundojnë me probleme në shëndet për shkak të stresit në punë apo ngarkesës. Është më e thjeshtë të kujdesesh për shëndetin se sa të shëroheni nga një problem apo sëmundje dhe as një sukses apo paratë nuk mund ta zëvendësojë shëndetin. Mos e merrni shëndetin për të mirëqenë, merrni masa për të reduktuar stresin, që mund të shkaktojë probleme më vonë.
4.Nuk do të keni momente të bukura në jetë nëse shikoni tek ekrani i pajisjeve elektronike. Sot, për fat të keq, ne u lëmë në dorë ekraneve të diktojnë jetën tonë. Në fund të jetës ju nuk do të dëshironit të harxhonit më shumë kohë të kontrollonit email-in në telefonin tuaj. Shkëputuni rregullisht dhe jetoni jetën.
5.Mos reshtni kurrë së mësuari. Me shpejtësinë me të cilën teknologjitë po ndryshojnë sot, nëse reshtni së mësuari, do të mbeteni pas në harkun e pak viteve. Ju asnjëherë nuk do të pendoheni që keni investuar te mendja juaj duke mësuar diçka të re.
6.Ndryshoni. Hap pas hapi duke mësuar, nëse bëni vetëm atë që dini ose atë që dini të bëni më mirë, shumë shpejt mund të zbuloni se jeni të aftë vetëm në diçka. Duhet të jeni fleksibël dhe të interesuar në shumë gjëra të ndryshme, ndryshe ju mund të mbeteni të bllokuar në një punë që nuk ju pëlqen, interesi për të cilën mund të zbehet me kalimin e kohës.
7.Vetëm ju mund të ecni shpejt, por bashkë, ju mund të shkoni shumë më larg. Është e vërtetë: puna në grup mund ta kthejë një ëndërr në realitet. Shumë njerëz thonë se nuk ju pëlqen të punojnë në grup, por aftësia për të bashkëpunuar është e rëndësishme nëse doni të arrini suksesin. Ideja e një solisti është një mit; çdo ide e madhe ka nevojë për një skuadër për ta realizuar.
8. Të shqetësoheni nuk ju shërben për asgjë. Ilaçi kundër frikës dhe ankthit është veprimi. Nëse po harxhoni kohë sepse keni frikë të ndiqni një ide apo të flisni rreth saj, apo nëse jeni i shqetësuar se çfarë do të mendojnë të tjerët për ju, ju nuk do t’i arrini objektivat tuaja. Nëse ju do të veproni përtej shqetësimit, ju do të kuptoni se jeni shqetësuar për asgjë.
9.Dështimi nuk është fundi. Nëse dorëzoheni kur dështoni, ju nuk do të mësoni kurrë asgjë. Në vend të kësaj, shiheni dështimin si një mundësi, si fillimi i një udhëtimi të ri. Nëse e bëni këtë, ju do të përpiqeni sërish dhe do të arrini suksesin në diçka tjetër.
10.Lumturia është një udhëtim, jo një destinacion. Shumë njerëz e shtyjnë për më vonë lumturinë e tyre: Mendojnë se “do të jem i lumtur kur ta fitoj vendin e ëndërruar të punës, kur do të bie në peshë, kur të jem në një lidhje etj., etj.”. Ne mund të zgjedhim të jemi të lumtur. Lumturia është një zakon dhe zgjedhje. Nuk ka rëndësi se cila është situata jonë.
*Bernard Marr
Burimi: LinkedIn