10 milionë euro pasuri të krimit të sekuestruara

18/06/2018 9:48 AM 0 komente

Afërsisht 10 milionë dollarë është vlera e pasurive të sekuestruara të dyshuara se rrjedhin nga paratë e pista në Shqipëri. Pasuritë e sekuestruara i përkasin investimeve në biznese e resorte luksoze, por edhe bono thesari, llogari bankare, apo makina të shtrenjta.

Nga pasuritë e sekuestruara në vite 40 prej tyre kanë kaluar në ankand. Vlera e tyre në total arrin në rreth 5 milionë dollarë. Shumica e tyre janë apartamente, makina e asete të tjera. Ndër këto pasuri të sekuestruara llogaritet edhe resorti turistik i Kelmend Balilit në Sarandë, “Santa Quaranta”. Kjo pasuri është nxjerrë në shitje dhe është më e shtrenjta në listën e pasurive të sekuestruara të nxjerra në ankand. Çmimi i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të sekuestruara është 336 milionë lekë.

Pasuritë janë sekuestruar në dy vitet e fundit nëpërmjet 12 vendimeve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda në periudhën Janar Qershor të vitit të kaluar, ka sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 milionë dollarëve. Lidhur me resortin “Santa Quaranta”, në pronësi të Balilit, i sekuestruar tashmë nga policia, cilësohet se objekti ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Hoteli ka 85 dhoma, kuzhina dhe bari dhe suita. Në faqen e Agjencisë në Facebook, sepcifikohet se kjo pasuri është e kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është e gatshëm për t’u vënë në punë. Pasuritë e sekuestruara, ashtu si hoteli luksoz në Sarandë, janë sekuestruar dhe konfiskuar, pasi dyshohet se janë fituara nga para dhe të ardhura që dyshohet se kanë origjinë kriminale.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of