10 muzetë më të vizituar në botë

06/09/2017 6:02 PM 0 komente

Themed Entertainmend Association, një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, e cila punon në fushën e mikpritjes dhe argëtimit zbulon dhjetë muzetë më të vizituar në botë sipas një analize statistikore të numrit të frekuentimeve të regjistruara vitin e kaluar.

Indeksi përfaqëson një numër total prej 107,8 milionë vizitorësh, me një rritje prej 1,3 milionë personash krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar. Pjesëmarrja u rrit me 1,2 për qind.

Në renditje dominojnë muzetë në Europë, Amerikën e Veriut dhe Azisë si dhjetë vendet më të vizituara.

 

x-default

1.Muzeu Kombëtar i Kinës, Pekin

Duke regjistruar 7,500,050 vizitorë, Muzeu Kombëtar i Kinës renditet në vend të parë, me një rritje prej 3,6% krahasuar me vitin e kaluar. I krijuar në vitin 2003, si bashkim i dy muzeve të mëparshme – Muzeu Kombëtar i Historisë Kineze dhe Muzeu Kombëtar i Revolucionit Kinez, ky muze ndodhet në pjesën lindore të sheshit Tiananmen.

 

2 National-Air-and-Space-Museum-Washington-DC

2.Muzeu Kombëtar Ajror dhe i Hapësirës, Uashington DC

Me mijëra objekte të ekspozuara, ndër to Wright Flyer i vitit 1903 dhe moduli i komandës Apollo 11, Muzeu Kombëtar Ajror dhe i Hapësirës, mirëpriti 7 milionë e 500 mijë persona vitin e kaluar.

 

x-default

3. Luvri, Paris

Muzeu më i madh e ndoshta më i famshëm në botë ishte më i vizituari në Europë, duke regjistruar 7 milionë e 4 mijë persona, pavarësisht se ky numër është ulur me 14,9 për qind.

 

x-default

4.Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore, Uashington DC

Një tjetër pjesëtar i Institutit Smithsonian, Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pa një rritje të numrit të vizitorëve me 2,9 për qind në vitin 2016.

 

x-default

5.Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork

Muzeu më i madh në Shtetet e Bashkuara renditet në vend të pestë për vitin 2016.

 

x-default

6.Muzeu Britanik, Londër

Muzeu Britanik, i cili ndodhet në zonën Bloomsbury të Londrës, zotëron një koleksion të larmishëm të artefakteve dhe artit botëror.

 

7 Shanghai-Science-and-Technology-Museum-Shanghai

7.Muzeu i Teknologjisë dhe Shkencës, Shangai

Me një hapësirë 65,500 metra katrorë, Muzeu i Teknologjisë dhe Shkencës në Shangai pa një rritje me 6,2 për qind të vizitorëve vitin e kaluar.

 

x-default

8.Galeria Kombëtare, Londër

Galeria Kombëtare, e cila ndodhet në Trafalgar Square, në zemër të Londrës, shënoi më shumë se 6 milionë vizitorë vitin e kaluar.

 

x-default

9.Muzeu i Vatikanit, Vatikan

Muzeu i Vatikanit në të cilin gjenden disa nga veprat më të famshme të Rilindjes në botë dhe disa nga koleksionet e ndërtuara nga Papët për gjatë shekujve, regjistroi një rritje 1,1 për qind të vizitorëve vitin e kaluar.

 

x-default

10.Tate Modern, Londër

Vitin e kaluar, Tate Modern në Londër pa një rritje të madhe të numrit të vizitorëve, 23,9 për qind.

 

Burimi: Lonely Planet

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz