Mëposhtë do të gjeni 10 nga plazhet më të bukura në botë për të shpenzuar pushimet tuaja. Plazhi është një nga vendet më të përshtatshme për tu relaksuar dhe për të shijuar aktivitete nga më të ndryshmet.
10. Whitehaven, Australi
7 kilometra të tëra rëre të pastër dhe të bardhë, mbulojnë një nga brigjet më të izoluara të tokës buzë një deti të pastër Kristal. Syzet e diellit janë të domosdoshme në këtë plazh, sepse rëra është më të vërtetë shumë e bardhë.
9. Tulum, Meksikë
Një nga rezortet e para që janë ndërtuar në Meksikën modern, por mund të jetë përdorur si i tillë edhe nga pushuesit e qytetërimit antic Maja. Keni ëndërruar ndonjëherë të pushoni në një plazh me rërë të bardhë, në sfondin e piramidës së ndërtuar nga Maya? Këtu, është vendi i përsosur për të shijuar një mrekulli natyrore të tillë.
Një nga plazhet më të bukura të Afrikës, megjithëse nuk ndodhet në stere. Udhëtimi drejt këtij plazhi nuk është i lehtë, por sapo të mbërrini në këtë plazh të bukur, do të harroni menjëherë bezdisjen e rrugës, për të shijuar rërën e bardhë dhe detin e pastër kristal.
7. Lanikai, Havai
Ky plazh nuk është shumë i madh, por njihet si plazhi ku uji i detit është më i pastër dhe në ngjyrën blu më të pastër në të gjithë Havai. Plazhi kompletohet me dy ishujt e vegjël që quhen Mokuluas pak më tutje. Mirupafshim Waikiki!
6. Kondoi, Plazhi i Koraleve, Okinava, Japoni
Okinava, ishujt më të sigurtë në botë. Këtu dyert nuk mbyllen kurrë me çelës. 3 nga 10 personat më të vjetër në botë jetojnë në këto ishuj. Atmosfera shumë relaksuese është rrjedhojë e fshatit tipik japonez të kombinuar me plazhe të bukur. Është një pamje vërtet mahnitëset! E vetmja gjë që i bën njerëzit të vizitojnë këtë vend, është kostoja e lartë e gjithçkaje.
5. Gjiri Horseshoe, Bermuda
Bermuda është një nga vendet më të shtrenjta në botë. Por kjo nuk ndalon mijra turistë të vijnë për të pushuar këtu çdo vit. Koha është e mirë, dallgët janë miqësore, uji është i pastër Kristal, dhe rëra rozë e bëjnë Gjirin Horseshoe të pakrahasueshëm me ndonjë vend tjetër në botë si dhe plazhin më të mirë në ishujt Karaibe!
4. Boracay, Filipine
Boracay është një ishull në Filipine që ndodhet rreth 322 km në jug të Manila dhe 2 km larg cepit veriperëndimor të ishullit Panay në rajonin Visayas të Filipineve. Në 1990, u zgjodh nga Guida e Plazheve Tropikale BMW si një nga plazhet më të mira në botë dhe sërish në 1996 nga botimi britanez TV Quick, si plazhi tropikal numër një në botë.
3. Anguilla
Renditur i pari në listën e 10 plazheve më të mira në botë në 2005 nga edicioni “Udhëtim dhe Aventurë” i Discovery Channel, Anguilla kënaq shijet e të gjithë pushuesve. Qetë, pastër, modern, dhe i kompletuar me jetën ishullore të stilit Karaibean.
Plazhi më i qetë në botë. I bukur, i qetë, modern dhe i veçuar. Kombinim shumë i rrallë i thuajse gjithçkaje rreth plazhit.
1. Fernando De Noronha, Brazil
Fernando De Noronha, është një arkipelak prej 21 ishujsh dhe ishujthsh në Oqeanin Atlantik, rreth 355 km larg bregut Brazilian. Shumë pak njerëz arrijnë ti vizitojnë këto ishuj, të cilët përshkruhen si ishujt më të bukur në botë. Fernando De Noronha është një Vend i Trashëgimisë Botërore sipas Unesko dhe “Parku më i bukur detar në botë”.