Të gjithë ne, së paku një herë në javë, ankohemi për punën tonë, shumë stres, lodhje e pak shpërblim (si moral edhe ekonomik). Megjithatë nuk e kuptojmë se sa me fat jemi, jo vetëm se sot të kesh një punë është kaq e vështirë, por edhe për faktin që ekzistojnë profesione në dukje të lehta, të cilat përballen me rreziqe të shumta. Më poshtë është klasifikimi i dhjetë punëve më të rrezikshme në botë.
10.BLEGTORËT
Në vend të dhjetë të klasifikimit të punëve më të rrezikshme në botë qëndrojnë blegtorët. Sipas Zyrës së Statistikave të Punës CareerTrends, norma e vdekshmërisë është 0,96 për 1 mijë persona.
9.ATLETËT
Edhe atletët, të cilët admirohen për formën e tyre fizike që lidhet edhe me një stil të shëndetshëm jete, duhet të bëjnë mirë llogaritë me sigurinë në punë. Të shtysh veten në limite, në emër të famës, mund të ketë pasoja në shëndet. Norma e vdekshmërisë është 1,21 për 1 mijë.
8.SHITËSIT DERË MË DERË
Duket e pabesueshme, por edhe shitësit që shkojnë nga një shtëpi në tjetrën kanë një punë jo të sigurt. Ata që shesin, në fakt, udhëtojnë për një kohë të gjatë me makinë, në rrugë me trafik apo të rrezikshme dhe kjo i ekspozon përballë shumë aksidenteve. Norma e vdekshmërisë është 1,37 për 1 mijë.
7.FERMERËT
Edhe puna në fermë është e rrezikshme. Fermerët kanë të bëjnë me kafshë të ndryshme dhe me shumë pajisje për ujitje, bujqësinë dhe kullotjen dhe për fat të keq, nuk është e pazakontë që të ndodhin aksidente. Norma e vdekshmërisë është 1,58/1000.
6.PILOT PRIVAT
Ata që punojnë si pilotë privatë kanë një punë tepër të rrezikshme. Udhëtimi me avion apo helikopter kërkon në fakt njëfarë përvoje dhe shpesh kjo nuk është e mjaftueshme përballë defekteve të papritura. Norma e vdekshmërisë është 1,85 në 1000 të punësuar.
5.KRASITËSIT
Këputja e degëve të thara nga pemët, me dorë apo nëpërmjet instrumenteve të vështirë dhe kompleks, është një punë tepër e vështirë. Duke punuar në lartësi, ekziston natyrisht rreziku i rënies. Shkalla e rrezikut është 1,89 në 1000 persona
4.ZHYTËSIT
Zhytësit përdorin mjete të rrezikshme për të riparuar, për të hequr apo për të instaluar pajise. Për këtë arsye, aksidentet janë mjaft të shpeshta. Indeksi i vdekshmërisë është 1,85 në 1000.
3.DRUVARËT
Ky është ndër zanatet më të rrezikshme. Probabiliteti për t’u aksidentuar i atyre që presin pemë është shumë i lartë. Në këtë rast, në fakt, norma e vdekshmërisë është 10 në 1000 persona.
2.BUJQIT
Puna e bujqve dhe blegtorëve, që drejtojnë ferma të vogla ose të mëdha, lidhet shpesh me makineri të rënda që mund të përbëjnë një rrezik të madh për jetën e tyre. Norma e vdekshmërisë është 16 në 1000 të punësuar
1.PESHKATARËT
Nuk do ta mendonit kurrë, por ja që puna më e rrezikshme është ajo e peshkatarit. Norma e vdekshmërisë është më shumë se 60 persona në 1000. Puna e tyre ka të bëjë çdo ditë me pajisje të ndryshme, si rrjeta, gracka, grepa për të kapur peshqit, të cilat mund të jenë vërtet të rrezikshme.