10 qytetet më popullore për turistët ndërkombëtarë në vitin 2017

04/10/2017 2:03 PM 0 komente

Për të dytin vit me radhë, Bangkoku është cilësuar si vendi më popullor për turistët në botë.

Sipas një raporti të shoqërisë së shërbimeve financiare, Mastercard, kryeqyteti i Tajlandës, parashikohet të mirëpresë 20.2 milionë turistë ndërkombëtarë me net-qëndrime.

Indeksi i Mastercard analizon volumin dhe shpenzimet e turistëve për të renditur 132 destinacionet kryesore.

Para se Bangkoku të zgjidhej për dy vjet me radhë në vend të parë, ishte Londra që kryesonte këtë klasifikim. Për vitin 2017, numri i turistëve në Londër mendohet të arrijë në 20 milionë.

Sipas parashikimit, Parisi renditet në vend të tretë me 16.1 milionë turistë ndërkombëtarë. Pas tij, vjen Dubai, ku numri i turistëve për vitin 2017 parashikohet të shkojë në 16 milionë.

Por, Dubai është në krye të klasifikimit sa u përket shpenzimeve të vizitorëve. Në vitin 2016, 14.9 milionë turistët ndërkombëtarë shpenzuan 28.5 miliardë dollarë, ose rreth 10% më shumë. Nju Jorku dhe Londra renditen në vend të dytë dhe të tretë respektivisht sa u përket shpenzimeve të turistëve.

Mes 132 destinacioneve, numri i turistëve me net-qëndrim është rritur me më shumë se 55% që nga viti 2009. Kjo shifër tejkalon ndjeshëm ritmin e rritjes së PBB për të njëjtën periudhë.

Raporti po ashtu rendit 20 vendet me rritjen më të shpejtë nga viti 2009 në vitin 2016, me Osakën në vend të parë, me rritje vjetore 24%, ndjekur nga Chengdu në provincën Sichuan në Kinë, me 22.7% dhe Kolombo në Sri Lanka me 20.3%.

10 destinacionet më të vizituara

Bangkoku

1. Bangkok, Tajlandë – 19.41 milionë vizitorë në 2016 (20.19 milionë parashikimi për 2017)

 

Londer 2

2. Londër, Angli – 19.06 milionë vizitorë në 2016 (20.01 milionë parashikimi për 2017)

 

Paris

3. Paris, Francë – 15.45 milionë vizitorë në 2016 (16.13 milionë parashikimi për 2017)

 

Dubai

4. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 14.87 milionë vizitorë në 2016 (16.01 milionë parashikimi për 2017)

 

Singapore

5. Singapori – 13.11 milionë vizitorë në 2016 (13.45 milionë parashikimi për 2017)

 

Nju Jork

6. Nju Jork, SHBA – 12.70 milionë vizitorë në 2016 (12.36 milionë parashikimi për 2017)

 

Seuli

7. Seul, Koreja e Jugut – 12.39 milionë vizitorë në 2016 (12.44 milionë parashikimi për 2017)

 

Kuala Lampur

8. Kuala Lumpur, Malajzi – 11.28 milionë vizitorë në 2016 (12.08 milionë parashikimi për 2017)

 

Tokio

9. Tokio, Japoni – 11.15 milionë vizitorë në 2016 (12.51 milionë parashikimi për 2017)

 

Stamboll

10. Stamboll, Turqi – 9.16 milionë vizitorë në 2016 (9.24 milionë parashikimi për 2017)

Burimi: CNN

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz