1.Jam i zgjuar / ekspert / strategjik etj.
2.Jam një guru / ekspert
3.Jam më i miri në botë në atë që bëj
4.Kam punuar për kompani të mëdha
5.Kam aftësi shumë të mira komunikuese
6.I orientuar profesionalisht tek rezultatet
7.Më i miri
8.Aftësi organizative, aftësi negociuese, aftësi administrative etj.
9. I përkushtuar profesionalisht
10.Njeri me iniciativë
Le të shohim se pse këto shprehje të tmerrshme nuk kanë vend në CV tuaj
“Jam i zgjuar” nuk është diçka që ata që janë të rritur e thonë. Është puna juaj ajo që tregon se sa i zgjuar jeni. Është lexuesi ai që vendos se sa të zgjuar janë ata, nga perspektiva e lexuesit.
“Jam një guru” thuhet nga frika. Në vend të saj shkruani “Më pëlqen ajo që bëj”.
“Jam më i miri në botë” është qesharake.
“Kam punuar për kompani të mëdha” është e panevojshme, pasi në CV tuaj renditen gjithë kompanitë për të cilat keni punuar. Është lexuesi ai që vendos nëse ato janë kompani të mëdha ose jo.
Kurrë mos shkruani “Kam aftësi të mira komunikuese”. Qëllimi i CV tuaj është që të komunikoni në mënyrë efektive. Komunikoni ose jo me lexuesin e CV tuaj, por mos flisni për aftësitë tuaja komunikuese, kur ju mund t’i demonstroni ato.
“I orientuar profesionalisht drejt rezultateve” – tingëllon si gjuhë zombish. Gjithkush mund ta thotë këtë. Ju nuk jeni askush! Nuk do të keni asnjë përfitim ta cilësoni veten njësoj si punëkërkuesit e tjerë në CV tuaj.
Mos e karakterizoni veten si “më i miri”. Ky nuk është një përcaktim që duhet ta bëni.
Çdokush mund të thotë “Kam aftësi të mira organizative”. Por, në vend që të deklaroni aftësitë tuaja, ju duhet t’i tregoni ato.
Kur ju shkruani “Kam aftësi të mira negociuese”, askush nuk do t’ju kuptojë se për çfarë e keni fjalën.
Mos flisni për aftësitë tuaja, tregojini ato!
“I përkushtuar profesionalisht” është një shpërdorim fjalësh dhe energjish. E njëjta gjë edhe për “Njeri me iniciativë”
*Liz Ryan
Burimi: Forbes