Sipërmarrësi i suksesshëm Elon Musk, bashkëthemeluesi dhe CEO-ja i Tesla dhe SpaceX e ka shumë të qartë vizionin për të nesërmen inovative dhe ai nuk ka aspak frikë që ta ndjekë atë.
Miliarderi Musk me një pasuri mbi 20 miliardë dollarë amerikanë, sipas publikimit të fundit të Forbes, të cilën ai e ka grumbulluar të gjithën vetë qindarkë për qindarkë prandaj të gjithë ata që do të dëshironin një karrierë kaq të suksesshme sa e tija, mund të ndiqnin strategjitë e tij.
Njohuria është pushtet
Thuhet që në moshën 9 vjeçare Elon Musk ka lexuar Enciklopedinë britanike. Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka deklaruar se është rritur nga librat gjatë gjithë jetës së tij. Prandaj sa më shumë njohur të fitoni gajtë jetës, aq më mirë do të jetë për ju dhe mos harroni se proçesi i të mësuarit vazhdon gjatë gjithë jetës suaj.
Rrezikoni
“Ky është momenti i duhur për të rrezikuar”, ka thënë musk duke iu drejtuar studentëve në Shkollën e Biznesit Marshall në Universitetin e Karolinës së Jugut. Nëse nuk rrezikoni tani, ju nuk do ta merrni kurrë atë hap. Edhe nëse dështoni, ju të paktën e provuat.
Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja
Edhe pse sot kur përmendet emri i tij, fjalët që e shoqërojnë atë janë, sipërmarrësi i sukesshëm Elon Musk. Por kjo nuk do të thotë që gjatë karrierës së tij ai nuk ka dështuar. P.sh. në vitin 1999 kompnia Zip2 të cilën ai e themeloi në fillim dhe më pas kompania PayPal, në të cilin ai ishte bashkëthemelues, u cilësuan në atë vit 2 nga 10 idetë më të këqija të biznesit.
Ju duhet të keni intuitën e një lideri të vërtetë
Nëse doni të keni sukses, atëherë ju duhet jo vetëm të merrni përsipër risqe por edhe të keni aftësitë dhe intuitën e një lideri të vërtetë.
Kërkoni feedback
Edhe pse ai është në krye të kompanive që zotëron, gjithmonë kërkon që të marrë feedback nga të tjerët. Postimet e tij në rrjetet sociale si Tëeeter nuk janë të panjohura, ku ai shpesh pyet për të marrë mendimin në lidhje me çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Teslan.
Mos humbni kohë kot
Sado i suksesshëm të jeni, nëse ju ndodheni në një vend ku eksperienca juaj dhe cilësitë që ju keni nuk vlerësohen, atëherë unë ju këshilloj që të largoheni sa më parë nga ai vend dhe të shkoni diku tjetër ku do të vlerësoheni tamam. Mos humbi kohë kot, sepse ajo është një ndër elementët më të rëndësishëm në rrugën drejt suksesit.
Mos u friksoni
Edhe Elon Musk nuk është imun ndaj refuzimeve të punëdhënësve. Në 1995, ai aplikoi për një pozicion në Netscape, por nuk mori kurrë një përgjigje. Ai iu bashkua sindikatës lobuese por kurrë nuk pati guximin të paktën për të pyetur pse nuk iu kthye qoaftë edhe një përgjigje negative, tha ai gjatë një interviste me sipërmarrësin dhe investitorin Kevin Rose, në 2012.
Zgjidhni problemet tuaja
Në 2016 ai postoi në rrjetin social tëeeter” Trafiku po më çmend”. Do më duhet të ndërtoj një tunel nëntokësor vetëm për të shmangur këtë trafik. Dhe ashtu veproi, Në fillim të këtij viti ai nisi punimet për të ndërtuar këtë projekt të ri dhe në maj, faza e parë e tij ishte përfunduar. Të shumtë janë ata që ankohen vazhdimisht nga trafiku tjetet i rënduar por shumë të paktë janë ata që ndërmarrin veprime për ta ndryshuar atë. Prandaj nuk duhet
Lista e prioriteteve
Padyshim që Elon Musk është një prej njerëzve jo vetëm më të suksesshëm por edhe një prej atyre që zor se ka pak kohë të lirë në axhendën e tij. Për të rritur produktivittin, ai e skedulon kohën e tij duke i ndarë gjërat sipas prioriteteve.
Mos u dorëzoni
Edhe atëherë kur gjerat duken se nuk po shkojnë ashtu siç duhet, ju nuk duhe të dorëzoheni. Mbani pranë vetes njerëz që ju mbështesin dhe ju japin guxim për të vazhduar më tej dhe përqendrohuni në ide më të mira se kjo që ju çoi drejt dështimit.
Krijoni një balancë sa më të mirë jetë profesionale – jetë personale
Asnjëherë nuk do të jeni të suksesshëm nëse ju nuk do të keni ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme në jetën tuaj personale. Gjthmonë gjeni kohë për familjen tuaj dhe mundohuni të krijoni një ekuilibër midis jetës suaj profesionale dhe asaj personale.
Mësoni nga gabimet tuaja
Askush nuk është perfekt, përfshirë edhe Z. Musk. Fillmet e 2018 nuk ishin aspak pozitive për CEO-n e Teslas, sepse Modeli 3 kishte probleme. Mu desh të harxhoja akoma kohë duke u marrë me përmirësimin e të njetit produkt, vetëme vetëm se përpara se ai të hidhet në treg të mos ketë probleme. Gabimet dhe përvoja është mësuesi më i mirë, për të gjithë ne. Çdo gabim është një mundësi për t’u rritur akoma edhe më shumë, prandaj ju sugjeroj që të mësoni sa më shumë prej gabimeve tuaja, shprehet Z. Musk.