Njerëzit që përbëjnë grupin e punës janë burimi kryesor i suksesit të kompanisë suaj.
Cilësia më e rëndësishme që duhet të ketë një lider në mënyrë që çdo punonjës të arrijë rezultate pozitive është t’u japë motivacionin e nevojshëm.
Më poshtë janë 10 teknika se si të motivoni punonjësit tuaj!
1.Komunikoni dhe ndani me ta
Baza mbi të cilën ngrihet çdo marrëdhënie në punë është komunikimi. Përpiquni të komunikoni sa më shumë të mundni me punonjësit tuaj. Ndani me ta çdo informacion, mos mbani sekrete, mos jepni përshtypjen se po fshihni diçka apo se ndonjë informacion duhet të mbahet i fshehtë.
2.Mos e kërkoni kurrë konfliktin
Jini të butë me punonjësit tuaj. Nëse duhet të “urdhëroni” që të bëhet një punë, mos e bëni kurrë në mënyrë të menjëhershme dhe të prerë.
3.Vlerësoni gjithnjë punën e kryer
Mos e kritikoni asnjëherë punën e bërë nga punonjësit tuaj. Vlerësimi vlen më shumë se paratë. Nëse puna nuk kënaq pritshmëritë tuaja, gjithsesi vlerësojini punonjësit, por kërkoni që ajo të ribëhet në mënyrë më të përshtatshme. Jini gjithmonë falënderues për punën e kryer.
4.Ofroni hapësira për rritjen
Për punonjësit është e rëndësishme që të dinë se kanë mundësinë të rriten në karrierë, kjo sjell përfitime të shumta për produktivitetin dhe rendimentin në ambientin e punës.
5.Krijoni frymë pozitive
Nëse marrëdhëniet mes kolegëve janë të mira, edhe rezultatet e kompanisë suaj do të jenë pozitive.
6.Pranoni ide të reja
Nëse një punonjës propozon një ide të re, merreni në konsideratë, vlerësojeni, ndryshoni pikën tuaj të shikimit dhe pas vlerësimit, nëse rezulton të jetë negative, hidheni poshtë atë, duke propozuar që të rishikohet.
7.Krijoni një marrëdhënie me çdo punonjës
Çdo punonjës dëshiron të ndihet i vlerësuar dhe të merret në konsideratë në mënyrë “të veçantë”. Kërkoni mënyrën më të mirë për t’iu drejtuar çdo punonjësi, në këtë mënyrë do të forconi komunikimin me secilin prej tyre.
8.Tregoni gjithnjë drejtimin, objektivin
Çdo gjë që nis, duhet të ketë një drejtim dhe një destinacion. Tregoni gjithnjë pikën e mbërritjes dhe rrugën që duhet të ndjekin punonjësit për ta arritur atë. Mos lejoni që punonjësit të punojnë në drejtime të ndryshme apo të kundërta.
9.Krijoni konkurrencë të shëndetshme
Konkurrenca mes kolegëve mund dhe duhet të shfrytëzohet në favorin tuaj me kusht që të mos jetë negative dhe e lodhshme. Propozoni objektiva, shpërblime, gara, me kusht që ato të mos shndërrohen në bezdisëse dhe të përkthehen në mënyrë negative në vendin e punës.
10.Jini të gjindshëm
Kur dikush kërkon ndihmë, këshillë apo një sqarim jini gjithnjë të disponueshëm. Mbani telefonin hapur, përgjigjuni bashkëpunëtorëve, jepuni atyre përshtypjen se jeni gjithnjë. Nëse nuk mundeni apo nëse nuk keni kohë, bëjuni të ditur dhe kërkojuni me mirësjellje nëse mund ta shtyni.