Nëse po mendoni të bëheni prindër së shpejti apo jeni duke pritur një fëmijë, vendi më i mirë për të rritur fëmijë në vitin 2018 është Danimarka, sipas raportit të përvitshëm “Best Countries” të U.S. News & World Report. Suedia ka qenë në krye të këtij klasifikimi për dy vjet me radhë.
Në mënyrë që të ndihmojë njerëzit se si perceptohen shtetet në një shkallë globale, u pyetën më shumë se 21,000 persona për të vlerësuar 80 vende sipas 65 atributeve. Ndër to ishin ndikimi ekonomik, fuqia, cilësia e jetës që të gjitha ndikuan në përcaktimin e suksesit të një vendi si shtet modern.
Për të përcaktuar se cilat ishin vendet më të mira për të rritur fëmijë, studiuesit analizuan tetë faktorë: kujdesi për të drejtat e njerëzve, familja, barazia gjinore, lumturia, barazia në të ardhura, niveli i sigurisë, sistemin arsimor publik të mirëzhvilluar dhe sistemin ndaj kujdesit shëndetësor të mirëzhvilluar.
Klasifikimi është pjesë e një projekti analitik të quajtur 2018 Best Countries Report, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi nga Wharton School of the University of Pennsylvania dhe Y&R’s BAV Group.
“Raporti i vendeve më të mira flet për ndikimin që imazhi i një vendi mund të ketë në prosperitetin ekonomik dhe në perceptimin e pozicionimit të tij në botë” – tha në një deklaratë profesori i marketingut të Wharton, David Reibstein
Ja cilat janë 10 vendet më të mira për të rritur fëmijë në vitin 2018 sipas U.S. News & World Report:
10. Austria
Austria po ashtu bën pjesë në dhjetë vendet më të mira për të hapur një biznes dhe transparencë.
9.Australia
Australia bën pjesë po ashtu në dhjetë vendet më të mira për ndikimin kulturor, vendet më moderne, cilësinë e jetës, vendet më të mira për të hapur një biznes, për të dalë në pension, për të udhëtuar vetëm, për të investuar, edukimin, gratë, vendet më të mira në përgjithësi.
8. Zelanda e Re
Zelanda bën pjesë në dhjetë vendet më të mira për të udhëtuar vetëm, aventurën, për të dalë në pension, vendet më moderne, cilësinë e jetës.
7. Zvicra
Zvicra bën gjithashtu pjesë në dhjetë vendet më të mira për ofrimin e lehtësive ndaj biznesit, ndikimin kulturor, vendet moderne, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, fillimin e një biznesi, transparencën, edukimin, për të dalë në pension, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi.
6. Holanda
Holanda bën pjesë ndër dhjetë vendet më të mira për ofrimin e lehtësive ndaj biznesit, sipërmarrësit, vendet më moderne, vendet më të mira për të nisur një biznes, cilësinë e jetës, për të udhëtuar vetëm, vendet më transparente, gratë, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi.
5. Kanadaja
Kanadaja po ashtu bën pjesë ndër dhjetë vendet e para për lehtësitë që ofron ndaj biznesit, sipërmarrësit, vendet më moderne, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, të dalësh në pension, të hapësh një biznes, transparencën, edukimin, gratë, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi.
4. Finlanda
Finlanda bën pjesë në dhjetë vendet më të mira për lehtësitë që ofron ndaj biznesit, mbrojtjen e mjedisit, gratë, transparencën, vendet më moderne, cilësinë e jetës.
3. Norvegjia
Norvegjia është gjithashtu ndër dhjetë vendet më të mira për lehtësitë që ofron për biznesit, cilësinë e jetës, mbrojtjen e mjedisit, transparencën, sipërmarrësit, gratë, vendet më moderne.
2. Suedia
Suedia bën pjesë në dhjetë vendet më të mira për lehtësitë që ofron ndaj biznesit, vendet më modern, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, për të dalë në pension, vendet më të mira për të nisur një biznes, sipërmarrësit, transparencën, mbrojtjen e mjedisit, edukimin, gratë, vendet më të mira në përgjithësi.
1. Danimarka
Danimarka bën po ashtu pjesë ndër dhjetë vendet më të mira për edukimin, cilësinë e jetës, gratë, vendet më moderne, lehtësitë që ofron për të hapur një biznes, transparencën, mbrojtjen ndaj biznesit.
Burimi: CNBC