10 zinxhirët më të mëdhenj të supermaketeve në Europë

30/10/2018 4:43 PM 0 komente

Cilët janë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në të gjithë Europën? Më poshtë janë 10 zinxhirët më familjarë në të gjithë kontinentin.

10. E. Leclerc, i njohur si thjesht Leclerc, është një prej operatorëve të hipermarketeve me bazë në Francë. Të ardhurat vjetore të kompanisë llogariten 47.3 miliardë euro, me 600 dyqane në mbarë botën dhe me 94 mijë të punësuar.
Pjesa më e madhe e dyqaneve Leclerc – një ndërthurrje e dyqaneve të pavarura dhe supermarketeve – janë të përhapura në të gjithë Francën. Vende të tjera ku Leclerc operon janë Portugalia, Spanja, Polonia dhe Sllovenia.

9. Grupi Edeka, me qendër në Hamburg, Gjermani, numëron 250,000 të punësuar dhe operon me rreth 4,100 dyqane që shkojnë në madhësi nga supermarkete në dyqanet e lagjes.
Kompania ka një qarkullim vjetor prej 51 miliardë eurosh dhe operon në të gjithë Gjermaninë, por ka dhe një prani të konsiderueshme në Danimarkë.

8. Grupi Auchan SA, të themeluar në vitin 1961 dhe me të ardhura vjetore prej 51 miliardë eurosh, Grupi Auchan SA operon në 13 vende europiane dhe aziatike anembanë globit.
Më shumë se 300,000 punonjës punojnë në 3051 dyqanet e gjigandit të shitjes me pakicë. Grupi ka selinë në Kroix, Francë dhe operon me dyqane në Kinë, Portugali, Hungari, Luksemburg, Itali, Ukrainë, Tajvan, Indi, Poloni, Rusi, Rumani dhe Tajvan.

7. REWE Group, si Grupi REWE, zinxhiri i shitjes me pakicë operon me më shumë se 15,000 dyqane në mbarë botën. Zinxhiri i supermarketeve ka gati 330,000 punonjës dhe vepron në dhjetëra vende në Europë nën emra të ndryshëm.
Këto përfshijnë 3,300 dyqane REWE në Gjermani, 1,000 dyqane BILLA në Austri dhe 3,000 dyqane Penny të shpërndarë në të gjithë Italinë, Republikën Çeke, Rumani, Bullgari dhe Gjermani. Në mënyrë kolektive, Grupi REWE shënoi të ardhura prej 51.1 miliardë eurosh.

6. Ahold Delhaize, është një bashkim i vitit 2016 midis Koninklijke Ahold N.V dhe Delhaize Group. Grupi ka 6,500 dyqane që shesin 21 marka vendase dhe punësojnë më shumë se 375,000 persona në 11 vende. Selia e grupit është në Zaandam, Holandë dhe vepron në Rumani, Gjermani, Serbi, Greqi, Holandë, Republikë Çeke, Luksemburg dhe Shtetet e Bashkuara. Ai raportoi 62 miliardë euro të ardhura.

5. Aldi, me bazë në Gjermani dhe dega e saj, Trader Joe’s, veprojnë me më shumë se 10,000 dyqane në mbarë botën. Ky rrjet ushqimor ka dy seli në Gjermani me mbikëqyrje gjeografike për fusha të caktuara dhe përgjegjësi e vetme e secilit.
Essen është selia e Aldi Nord me 35 kompanitë rajonale që operojnë me dyqane individuale në Gjermaninë veriore, lindore dhe perëndimore, si dhe Francë, Poloni, Danimarkë, Belgjikë, Luksemburg, Holandë dhe Gadishullin Iberik.
Me seli në Mülheim, Aldi Süd mbikëqyr operacionet nëpërmjet 32 kompanive të veta për dyqane në Australi, Britani të Madhe, Zvicër, Slloveni, Irlandë, Austri dhe Hungari, si dhe në Gjermaninë jugore dhe perëndimore. Rrjeti i shitjeve krenohet me të ardhura vjetore prej rreth 63 miliardë eurosh.

4. Metro Group, është një nga kompanitë më të diversifikuara në këtë listë. Me të ardhura prej rreth 74 miliardë eurosh, Metro Group me bazë në Gjermani operon me supermarketet, magazina dhe superstore duke pasur në mendje klientin profesional.
Kompania gjithashtu operon me rreth 1,000 dyqane elektronike për konsumatorët anembanë globit dhe punëson rreth 100,000 njerëz në afro 1,500 pika në Europë, Azi dhe Afrikë.

3. Lidl, një dyqan ushqimor me seli në Gjermani, Lidl shërben në 20 vende në Europë me më shumë se 10,000 dyqane. Franca dhe Gjermania mburren me numrin e pikave të Lidl me përkatësisht 1,500 dhe 3,200 dyqane. Ky rrjet supermarketesh punëson më shumë se 315,000 persona në mbarë botën, të ardhurat e të cilit arrijnë 74.65 miliardë euro.
Lidl kohët e fundit u zgjerua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2. Carrefour krenohet me rreth 12,000 pika shitje në të gjithë botën, me fokus kryesor në tregun europian. Me më shumë se 1,460 supermarkete që shesin produkte të ndryshme përveç artikujve ushqimorë, Carrefour operon në vende si Armenia, Belgjika, Spanja, Marka, Brazili, Jordania dhe Kina.
Me seli në Boulogne-Billancourt të Francës, Carrefour shënoi të ardhura prej rreth 86 miliardë eurosh.

1. Tesco PLC operon me më shumë se 6.550 supermarkete, superstore dhe hipermarkete në të gjithë Europën. Nga zyrat e saj qendrore në Hertfordshire, Angli, Tesco mbikëqyr më shumë se 476,000 punonjës me dyqane në 12 vende. Ai gjeneron më shumë se 86 miliardë euro të ardhura vjetore, duke fituar vendin e nëntë në rangun e shitësit me pakicë në botë. Përveç kësaj është edhe lider i ushqimoreve në Mbretërinë e Bashkuar, me gati një të tretën e tregut. Tesco gjithashtu operon në Tajlandë, Irlandë dhe Hungari.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of