100 euro në vit për çdo pajisje, zbulohen tarifat për koncesionin e karburanteve

22/06/2018 10:08 AM 0 komente

Një ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një bonus me 10% të pikëve për kompaninë “Noa Control”, e cila ka bërë një ofertë të pakërkuar për të marrë me koncesion shërbimin e kontrollit të matësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Televizioni Klan ka mësuar se sot këtë shërbim e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kundrejt një tarife prej 7 mijë lekësh të rinj në vit që i japin pikat e karburantit inspektorëve të kësaj drejtorie.
Të njëjtën ofertë ka bërë edhe kompania “Noa Control”, e cila propozon që kontrolli të bëhet me tarifën 50 euro për kolaudimin e një pajisjeje që ka pika e kraburantit, ku në varësi të pikës, varion që të ketë 4 deri në 7 pompa.

Kontrolli siç bëhet edhe sot, do të jetë 2 herë në vit, por firma koncesionare ka propozuar që pas dy vitesh, kontrollet të reduktohen në 1 herë në vit dhe tarifa të jetë më e ulët se për pagesën e dy shërbimeve.

Propozimi është dorëzuar një vit më parë, pranë ministrisë së Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ndërsa një ditë më parë qeveria vendosi të miratojë dhënien me koncesion të këtij shërbimi për 20 vjet përmes një gare, ku kompania “Noa Control” do të hyjë me pikë më shumë se firmat e tjera.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of