100 më të klikuarat 2014

12/01/2015 12:09 PM 0 komente

Rritja e shpejtë e penetrimittëinternetitnëShqipërivitet e funditkandryshuarmënyrën se sinjerëzit (sidomostërinjtë) mendojnë e sillen, karevolucionuarkomunikimindhe median, kandryshuarformat e tëbëritbiznesdhetëreklamuarit. Jacilatjanë 100 faqet më tëklikuaranë vend

 

Nga Ornela Liperi

Vetëm 2500 përdorues interneti numëroheshinnëShqipërinëvitin 2000. Më se njëdekadë më vonë,më shumë se 1.8 milionëshqiptarëhyjnënëfaqetëndryshme online, duke kërkuarinformacione, duke lexuarlajme, duke punuar, duke uargëtuar, komunikuar, duke krijuarlidhje me tëtjerëtdhetëtjeraalternativa pa fund, që zhysin shumëkënd në botën virtuale për minuta e orë të tëra gjatë një dite apo nate.

 

monitor 662.indd

 

Rritja e shpejtë e penetrimittëinternetitnëShqipërivitet e funditkandryshuarmënyrën se sinjerëzit (sidomostërinjtë) mendojnë e sillen, karevolucionuarkomunikimindhe median, kandryshuar format e tëbëritbiznesdhetëreklamuarit. Por, cilatjanë 100 faqet më tëklikuaranë vend. “Monitor” sjell renditjen e tyre, sipas të dhënave tëpërpunuara nga alexa.com, të marra në orën 12:00 të mesditës në datën 31 dhjetor 2014 (shiko tabelën: Renditja e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri).

 

KryesonFacebook

Me mbi 1.1 milionë përdorues, sipas të dhënave të Internet World Stat, Facebook është faqja më e klikuar në Shqipëri, ndërsa në rang global ajo është e dyta, pas motorit të kërkimit Google. Faqja sociale është kthyer jo vetëm në një modë në Shqipëri, por së fundi është rritur dhe efekti i saj në ndikimin, “përpunimin” apo sensibilizimin e opinionit, siç kanë qenë rastet e armëve kimike, apo ish-guvernatorit Fullani, duke u bërë madje dhe një konkurrente e mediave.

 

Mediat nga Kosova, pse para atyre shqiptare?!

Pas Facebook,janë dy media nga Kosova, që renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë, në listën e faqeve më të klikuara në Shqipëri, Gazeta Ekspress.com dhe Telegrafi.com

Ekspertët e shërbimeve online sqarojnë për “Monitor” se një opsion i diskutuar është që faqet e internetit nga Kosova përdorin shërbimin e internetit nga Shqipëria dhe identifikohen si trafik nga Shqipëria. Një tjetër shpjegim lidhet me faktin se kur Aleksa dhe sisteme të ngjashme kryejnë analizat, parametrin gjeografik, kryesisht, e bazojnë në IP[1] e vizitorit. IP-të në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) i menaxhon RIPE (www.ripe.net). Kjo e fundit nuk e regjistron Kosovën si anëtare, para se kjo të jetë anëtare e ISO. Deri në vitin 2008 IP-të e ofruesve të shërbimit të internetit (ISP) në Kosovë i regjistronin si YU, CS e RS (Jugosllavi, Serbi-Mali i Zi, Serbi.) Në periudhën 2007-2008, që përkoi me shpalljen e pavarësisë së RKS, u arrit një kompromis: ISP-të e RKS u lejuan që IP-të t’i regjistrojnë si AL.

 

Mediat, në garë me internetin dhe …vetveten

Ndërsa deri pak vite më parë, gazetat mund t’i ruanin lajmet e ditës deri të nesërmen, pa u shqetësuar shumë, tashmë e kanë shumë të vështirë. Krahas televizioneve, portalet e internetit (pjesa më e madhe e të cilëve janë pjesë e gazetave apo televizioneve) konkurrojnë denjësisht me kolegët e tyre, duke transferuar informacionet në pak sekonda dhe duke ia “djegur” lajmin e fundit. Ndërsa gazetat nuk po arrijnë të revolucionarizohen ndaj këtij modeli komunikimi dhe kanë parë një rënie të ndjeshme të tirazheve vitet e fundit, portalet online po fitojnë përditë lexues të rinj. Në listën e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri janë 23 portale lajmesh nga Shqipëria.

Balkan Web, e para që solli “modën” e lajmit të shpejtë online, mbetet faqja më e klikuar në Shqipëri.

I dyti renditet Top Channel, i ndihmuar dhe nga reputacioni i televizionit më të madh në vend, si nga të ardhurat, ashtu dhe audienca.

Albeu.com, me përmbledhje lajmesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ka arritur vitin e fundit të jetë portali i tretëmë i klikuar në vend.

Shekulli.com.al, një nga gazetat më të vjetra në vend, dhe e dyta për nga tirazhi, renditet ekatërta në listë.

Anabel.com, një revistë e përmuajshme mode, ka arritur të jetë në krye të klasifikimeve, duke përdorur aktivisht Facebook si një mjet për të tërhequr sa më shumë lexues.

Shqiptarja.com, një media relativisht e re, si në print dhe online, u ngjit me shpejtësi në krye të klasifikimeve nëpërmjet modelit të saj për dhënien me shpejtësi të lajmit.

Panorama.com.al, ndonëse si gazetë prej vitesh është pozicionuar në krye, duke pasur tirazhin më të lartë ditor, duhet të kënaqet nëweb vetëm në vendin e shtatë.

Me një format origjinal që ndërthur informacionin e zgjedhur nga faqe të tjera (duke respektuar burimin), humorin e botuesit dhe debatin pa censurë nga komentuesit, Gazeta Tema renditet në listën e 10 portaleve të lajmeve më të lexuara në vend.

Në listën e më të klikuarave ka dhe disa portale lajmesh që nuk kanë prodhime të tyre, por ua bëjnë jetën më të lehtë lexuesve duke u servirur informacione nga faqet e tjera.

Facebook u vjen në një ndihmë të madhe portaleve online, duke u rritur ndjeshëm përhapjen e lajmeve. (për listën e plotë shiko tabelën: Renditja e portaleve shqiptare të lajmeve në listën e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri).

 

Reklamuesit fillojnë të zhvendosen online

Interneti nuk po i merr shtypit të shkuar vetëm lexuesit, por edhe reklamat.

Rritja e penetrimit të internetit vitet e fundit, sidomos te të rinjtë, ka bërë që reklamuesit të synojnë të kapin atë treg të synuar të grupmoshës relativisht të re, që dhe më parë nuk ishte lexuese e rregullt e shtypit të shkruar.

Vilma Mesareja, drejtoreshë e marketingut të Focus Media News, që menaxhon dhe portalin më të madh të lajmeve në vend, Balkan Web, pohon se vitin e fundit, ata kanë parë rritje prej 30% të të ardhurave nga reklamat, pavarësisht çmimeve relativisht të larta. Sipas saj, reklamuesit e gjejnë me interes të shpenzojnë në këtë segment, sepse arrijnë që të monitorojnë direkt tregun e synuar.

Tregu i reklamave në segmentin e internetit në vend vlerësohet të ketë arritur në rreth 1 milion euro, me një rritje disa herë në raport me pak vite më parë, ndonëse ai sërish vlerësohet shumë i ulët në raport me tregjet e tjera të zhvilluara.

 

Nga kërkimi, blerjet online dhe deri tek argëtimi

Krahas portaleve të lajmeve, faqet web që renditen në listën e 100 më të klikuarave janë të shumëllojshme, nga
motori i kërkimit Google, që renditet i katërti, sitet e tjera sociale, blerjet dhe njoftime online, faqet me lojëra
dhe ato argëtuese, e deri tek ato që transmetojnë fi lma. Pas Facebook, faqja më e klikuar në Shqipëri, rrjete të
tjera sociale të preferuar nga përdoruesit e interneti janë Instagram, që është ngjitur në vendin e 27; Bongacams.
com në pozicionin e 29; Twitter, që në Shqipëri është më pak i përdorur se në vendet e tjera, e 37-a (e 9-a në
renditje globale); linkedin.com, rrjeti social i të punësuarve, në vendin e 40. Të preferuara janë dhe faqet sportive,
si Livescore.com (36), Bet365.com (55), Futbol24.com (75), Soccermanager.com (77) apo dhe portalet erotike
si Xvideos.com (65), Pornhub.com (82). Piratimi i fi lmave të fundit nga faqe të ndryshme online i ka bërë ato të
preferuara, si mistreci.com (31), mosfl i.com (68).

 

Penetrimi i internetit në Shqipëri në rritje të ndjeshme

Sipas të dhënave të publikuara nga Internet World Stat dhe ITU (International Telecommunication Union) në Shqipëri, përdorimi i internetit arriti në rreth 63% në vitin 2013. Rezulton se 1.8 milionë shqiptarë kanë përdorur internetin në vitin 2013, më shumë se gjysma e popullsisë në vend. Për përdorimin e internetit, Shqipëria renditet pas Kosovës, Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë, duke ia kaluar Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Rumanisë.

Në Ballkan, nivelin më të lartë të përdorimit të internetit e ka Kosova, me 76.6%, e ndjekur nga Kroacia me 70.9%, ndërsa Facebook në Kroaci e përdorën 1.6 milionë persona.

Në Bosnjë-Hercegovinë, penetrimi i internetit arriti 67.9% (1.3 milionë përdorues Facebook); në Maqedoni 62.2% (962,000, në Facebook).

Në Serbi, penetrimi i internetit ishte 57%; në Mal të Zi 56.8%, në Bullgari 53.2% dhe në Rumani 49.8%.

Listën në Europë e kryesojnë Islanda, me penetrim interneti 96.5%; Norvegjia me 95%.

 

monitor 662.indd

 

monitor 662.indd

 

[1] Internet Protocol (IP) është protokolli kryesor i komunikimit në internet

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of