11 këshilla të thjeshta për të qenë sa më produktivë

14/02/2019 12:20 PM 0 komente

Produktiviteti ka të bëjë kryesisht me të qenët sa më efikasë, të bësh më shumë punë, më shpejt dhe me sa më pak gabime, dhe me kërkesat gjithnjë e më shumë në rritje, një gjë e tillë është kthyer në domosdoshmëri. Për të qenë sa më efikasë ju duhet të kini prioritet këto tre segmente kryesorë: koha, hapësira dhe përqendrimi.

Koha

Menaxhimi sa më i mirë i kohës suaj është kritik në rritjen e produktivitetit. Prandaj këshillohet që ju ta organizoni ditën në mënyrë të tillë që të shmangni shpërqendrimet e ndryshme dhe të përqendroheni vetëm në detyrat më të rëndësishme. Sipas një studimi të kryer nga Gloria Mark në universitetin e Kalifornisë, koha mesatare që i duhet një personi që të përqendrohet sërish në detyrën me të cilën ishte duke u marrë pasi është shpërqendruar është rreth 26 minuta. Prandaj mundohuni t’i shmangni sa më shumë fakotorët shpërqendrues gjatë ditës suaj.

Shfytëzoni çdo moment për të përfunduar sa më shumë punë

Mundohuni që të shfrytëzoni çdo moment të ditës për të përfunaduar sa më shumë punë të mundeni. Për shembull ju mund të shfrytëzoni kohën që udhëtoni për të arritur në punë për të lexuar mbi një projekt të rëndësishëm, apo për të nxjerrë informacione të cilat do t’ju duhen për ecurinë e një projekti tjetër. Ose përpara se të dilni për në punë ju mund t’i hidhni një sy axhendës suaj për të parë se cilat do të jenë detyarat me të cilat do të merreni gjatë ditës. Nëse veproni në këtë mënyrë, kur të arrini në punë ju do ta keni shumë të lehtë për të filluar me ato të cilat janë më të rëndësishmet.

Reduktoni deri në 25 për qind, kohën që shpenzoni për mbledhje

Kjo është një prej këshillave më të rëndësishme në lidhje me menaxhim sa më të mirë të kohës suaj. Filloni të reduktoni me 25 për qind kohën që ju harxhoni në mbledhje, dhe do ta shikoni që në fund të muajit do të keni realizaur më shumë detyra në krahasim me një muaj më parë kur keni qenë prezent në çdo mbledhje të organizuar.

Pushime të ndryshme gjatë ditës

Të shkoni nga një mbledhje në mbledhjen tjetër nuk është aspak produktive, sepse ju do të lodheni dhe do të humbisni përqendrimin tuaj. Për të qenë prezent në çdo mbledhje ju shfrytëzoni edhe kohën tuaj të pushimit, gjë kjo e cila nuk këshillohet aspak në rast se doni të jeni sa më produktivë. Përkundrazi ju duhet të bëni pushime të ndryshme gjatë ditës të cilat do t’ju ndihmojnë që të shplodheni dhe të jeni sa më produktivë kur të rifilloni punën.

Hapësira

Hapësira i referohet ambientit tuaj të punës dhe mbi të gjitha tavolinës suaj, por këtu nuk ka rregulla të përcaktuara. Nëse ju ndiheni komod të punoni dhe të keni mbi tavolinën tuaj të punës shumë gjëra, kjo nuk do të thotë që ju s’jeni produktivë, përkundrazi kjo është mënyra e të punuarit me të cilën ju ndiheni më komod dhe jepni rezultate më të larta. Dhe po e njejta gjë është edhe me rastin kur ju dëshironi ta keni tavolinën tuaj të punës sa më të rregullt.

Puna nga shtëpia, element i rëndësishëm

Disa kompani kanë zbuluar se lejimi i punonjësve të tyre për të punuar nga shtëpia shoqërohet me avantazhe të shumta, ku mund të përmendim, reduktimin e ditëve të raportit që punonjëist marrin kur janë sëmurë, reduktimin e orëvë që punonjësit shpenzojnë për të bërë pushime të ndryshme gjatë ditës, etj. Së bashku edhe me avancimin e pajisjeve dhe aplikacioneve të ndryshme teknologjike, ata mund të komunikojnë me kolegët e tyre njësoj sikur të ishin duke punuar në zyrën e tyre.

Organizoni burimet që ju duhen për të marrë informacionin e nevojshëm

Në ditët e sotme burimet nga të cilat ju mund të merrni informacionin që ju duhet për të realizuar një projekt të caktuar, janë të shumta. Kjo padyshim që është një lehtësi por mund t’ju shkaktojë juve gjithashtu që të humbisni edhe kohë duke naviguar nga një apliakcion në tjetrin, prandaj përqendorhuni vetëm në burime tek të cilat jeni të sigurtë që do të gjeni informacionin që kërkoni.

Fikni aplikacionet e panevojshme

Mos lejoni që njoftimet që vijnë nga aplikacione të ndryshme të cilat ju mund t’i keni instaluar në telefonin tuaj apo në kompjuterin tuaj t’ju shpërqendrojnë gjatë ditës dhe t’ju pengojnë në atë që ishit duke bërë. Këshillohet që ju t’i fikni ato.

Komunikoni

Një prej këshillave më të rëndësishme në drejtim të të qenurit sa më produktivë është që ju të komunikoni me kolegët tuaj dhe të mos përdoni vazhdimisht e-mailin. Një gjë e tillë do t’ju kursente vërtet një kohë shumë të çmuar.

Minimizojini problemet

Mundohuni që t’i miminimozni në maksimum problemet tuaja, sidomos ato që janë shumë të rëndësishme. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë që ju ta keni sa më të lehtë zhvillimin e këtij projekti por edhe të të tjerave që do të vijnë pas tij.

Shkruajini gjithmonë detyrat tuaja

Të pasurit e një liste me të gjitha detyrat që duhen përfunduar do të jetë një prej elementëve më ndihmues në punën tuaj, sidomos nëse ju punoni nën trysni të lartë dhe keni orare që nuk mund t’i shtyni kurrësesi për më vonë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of