Të gjithë ne duam një zyrë që të ketë pamje. Po sikur kjo pamje të ishte deti?
Për shumë punonjës, ky është një realitet i përditshëm përtej dritares së tyre, ose të paktën të mund të ecin gjatë pushimit të drekës.
Më poshtë janë renditur 11 kompani të mëdha të suksesshme me zyra me pamje nga… deti.
1. Snap
Vlerësimi i kompanisë: 4.1
Vendndodhja: Venice, Kaliforni
Çfarë thonë punonjësit: Njerëz të mrekullueshëm! Të gjithë janë të sjellshëm. Të gjithë kanë një zë. Punojmë vazhdimisht mbi projekte të reja. Idetë e të gjithëve janë të vlefshme dhe dëgjohen.
2. Qualcomm
Vlerësimi i kompanisë: 3.7
Vendndodhja: San Diego, Kaliforni
Çfarë thonë punonjësit: Vendi ku duhet të jeni për të mësuar mbi sistemet e bashkëngjitura, ritmi është i shpejtë, puna ka gjithnjë sfida.
3. Glassdoor
Vlerësimi i kompanisë: 4.0
Vendndodhja: Mill Valley, Kaliforni
Çfarë thonë punonjësit: Tre vjet dhe ende ndihem me kaq shumë fat që punoj këtu. Drejtuesit më mbështesin vazhdimisht dhe më ndihmojnë që të rritem. Synimet e mia dhe të kolegëve të mi janë të qarta, ne jemi të inkurajuar që të ndihmojmë njëri – tjetrin dhe të mësojmë njëri – tjetrin. Ka gjithnjë diçka të re dhe emocionuese për të cilën punojmë. Përfitimet janë kaq të mëdha.
4. Groupon
Vlerësimi i kompanisë: 3.1
Vendndodhja: Çikago, Ilinois
Çfarë thonë punonjësit: Groupon organizon çdo tre muaj takime globale për të gjithë punonjësit e saj. Nuk e kam parë këtë gjë në asnjë kompani më parë dhe është vërtet i bukur ky komunikim, të dëgjosh se si puna jonë ndikon tek kompania dhe të kuptosh se ku je me objektivat e vëna nga kompania. Kjo transparencë është vërtet e rëndësishme.
5. Tradesy
Vlerësimi i kompanisë: 3.3
Vendndodhja: Santa Monica, Kaliforni
Çfarë thonë punonjësit: Drejtuesit ju ofrojnë udhëzime, ju ndihmojnë të rriteni, të zhvilloheni dhe shqetësohen me të vërtetë për punonjësit e tyre.
6. Royal Caribbean Cruises
Vlerësimi i kompanisë: 3.7
Vendndodhja: Majami, Florida
Çfarë thonë punonjësit: Ka një larmishmëri gjërash që mund të mësoni, vende të bukura që mund të vizitoni anembanë globit dhe njerëz të kombësive të ndryshme me të cilët do të punoni.
7. Dominion Enterprises
Vlerësimi i kompanisë: 3.1
Vendndodhja: Virginia Beach, Va.
Çfarë thonë punonjësit: Kultura e kompanisë është në nivele të larta. Pjesa më e madhe e njerëzve janë miqësorë dhe punojnë së bashku. Është vendi ideal për të punuar në këtë sektor.
8. Procore Technologies
Vlerësimi i kompanisë: 4.8
Vendndodhja: Carpinteria, Kaliforni
Çfarë thonë punonjësit: Rritje, mundësi, vëmendje ndaj punonjësve. Është hera parë që punoj për një kompani dhe shpresoj të jem këtu deri kur të arrij 50 vjeç… është fantastike!
9. L.L. Bean
Vlerësimi i kompanisë: 3.7
Vendndodhja: Freeport, ME
Çfarë thonë punonjësit: Perspektivë, bashkëpunëtorë të shkëlqyer. Drejtuesi i ri është i jashtëzakonshëm dhe ka vizion për kompaninë. Përfitime të mëdha. Punonjësit trajtohen me respekt.
10. Boeing
Vlerësimi i kompanisë: 3.5
Vendndodhja: Çikago, Ilinois
Çfarë thonë punonjësit: Balancë e mirë punë – jetë. Përfitime të mëdha shëndetësore. Kompania është e fokusuar në përmirësimin e saj dhe në suksesin afatgjatë.
11. PatientPop
Vlerësimi i kompanisë: 4.3
Vendndodhja: Santa Monica, Kaliforni
Çfarë thonë punonjësit: Shpesh i them vetes se sa me fat jam që punoj për një kompani si PatientPop. Si një njeri që kujdeset për kompaninë për të cilën punoj dhe si i shpenzoj orët e ditës sime, puna në PatientPop është një ëndërr që është bërë realitet.
Burimi: Glassdoor