Kredia për ekonominë shënoi një gjallërim të lehtë në nëntor, pasi kishte rënë ndjeshëm në tetor.
Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të bankës së Shqipërisë.
Totali i kredisë për ekonominë në fund të muajit nëntor arriti në rreth 541 miliardë lekë, duke shënuar rritje me rreth 0.3%, apo rreth 1 miliardë lekë, në raport me një muaj më parë.
Në krahasim me fundin e vitit 2012, huaja për ekonominë është tkurrur me 2.5%, apo rreth 14 miliardë lekë. Një vit më parë, ndryshimet përkatëse ishin plus 2% dhe 10 miliardë lekë.
Me bazë vjetore (nëntor 2013/nëntor 2012), huaja për ekonominë për 11 mujorin është reduktuar me 2.4%, apo rreth 13.4 miliardë lekë, duke thelluar rimet e rënies, në raport me 2.2%, që ishte tkurrja për dhjetë mujorin (një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin plus 4% dhe 22 miliardë lekë).
Kjo është ecuria më negative, që prej më se një dekade, kur sistemi bankar po vuante problemet e ristrukturimit të bankave të atëhershme shtetërore
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.