Të mos ju kujtohet se ku keni vënë çelësat e makinës ose emir i një personi të sapo njohur bëjnë pjesë në kategorinë e atyre gabimeve të parëndësishme të memories që ne të gjithë e vuajmë të paktën një herë në jetë dhe se, për këtë arsye, nuk konsiderohet si problem alarmant. Por në qoftë se gjithsesi dëshironi ta ndihmoni kujtesën tuaj, ta parandaloni t’ju lërë në baltë ndoshta në momentet më të papërshtatshme, këtu gjenden një seri hapash të thjeshtë për tu adoptuar:
Shtrihuni herët(ose edhe një orë më parë se zakonisht)
Pak gjumë ka efekt negativ në hipokampus, pjesë e trurit që ka për detyrë të ruajë kujtimet e ditës. Nuk është çudi, një studim amerikan zbuloi se tetë orë gjumë gjatë moshës së mesme mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer në pleqëri.
Një perspektivë e re
Përsëritja çdo ditë gjeste e të njëjtave gjeste i vë në gjumë qelizat e trurit që, në të kundërtën, duhet të qëndrojnë zgjuar dhe të jenë aktive. Kjo është arsyeja pse është dicka e mirë të vini në provë aftësinë e për tu përshtatsur duke modifikuar të dhëna të ndryshme të koduara, të tilla si larja e dhëmbëve me dorën tjetër, të ndiqni një rrugë të ndryshme për në punë etj
Merruni me aktivitet fizik
Me moshë, truri zvogëlohet dhe qelizat reduktohen, me pasoja të pashmangshme në memorie, e cila fillon të zbehet. Por, sipas shkencëtarëve, tre seanca stërvitje javore për 40 minuta secila mbi moshën 50 vjec do ju mundësonin ta ndalni këtë proces.
Mbyllni sytë
Një studim i kryer më herët këtë vit nga një ekip nga Universiteti i Surrey zbuloi se nëse mbyllni sytë për një çast të shkurtër ndihmon trurin të shmangë shpërqëndrimin duke e nxitur atë të kujtojë më saktë .
Mos u shëndoshni
Shëndeti i tepërt është dicka e keqe për kujtesën siç vuri në dukje një studim i Universitetit të Toulouse, i cili tregoi një lidhje të fortë mes peshës së tepërt dhe paaftësisë për të kujtuar fakte të njohura: faji i yndyrës, që bllokon arteriet e trurit , kufizon lëvizjen e gjakut dhe, për pasojë aktivitetin e trurit.
Bëni llogari me mendje
Të bëni llogaritë me mendje është një ushtrim shumë i mirë për materien gri, sepse aritmetika stimulon atë pjesë të trurit të quajtur ‘përpunuese’ që është vendimtare për përqëndrimin dhe planifikimin e aktivitetit, por për fat të keq reduktohet me 10% çdo dekadë pas moshës 25 vjecare dhe për këtë arsye duhet mbajtur në stërvitje të vazhdueshme.
Një mollë në ditë
Një studim i botuar në ‘Journal of Alzheimer’, theksoi të mirat e mollës (dhe në veçanti lëng) në efikasitetin e trurit: do të ishin të mjaftueshme në të vërtetë dy gota lëng në ditë për të reduktuar formimin e pllakave senile që janë karakteristikë e pacientëve me demenc.
Ndryshoni muzikë
Studime të shumta kanë treguar ndikimin pozitiv të muzikës klasike (sidomos Mozart) në funksionet e kujtesës së fëmijëve dhe të pacientëve Alzheimer, por një ekip i studiuesve të Universitetit të Glasgoë Caledonian ka zbuluar të njëjtat efekte të dobishme për funksionin e trurit me solon e kitarës rok.
Merrni një sy gjumë
Mungesa e gjumit është e dëmshme për kujtimet, sepse ajo përshpejton harresën e tyre progresive, ndërsa një gjumë pasdite prej njëzet minutash mund të ndihmojë për të rivendosur ekuilibrin e duhur, duke rikarikuar trurin.
Arti i lidhjes
Për të qenë në gjendje që të kujtoni lehtë një listë të fjalëve apo objekteve mjafton ti lidhni ato me njëra-tjetrën në rend, në mënyrë që thirrjet e para në mendje të nxisin gjtihë të tjerët.
Një e qeshur zgjat jetën (e memories)
E qeshura rrit rrjedhjen e gjakut, dhe për pasojë sjell një sasi më të madhe oksigjeni në tru, duke nxitur aftësinë për të kujtuar.