12 këshilla se si të bëni një figurë të mirë në festën e punës

19/12/2018 3:57 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ky është sezoni, për festën e fundvitit të kompanisë suaj. Përpara se të shkoni në festë, duhet të keni parasysh se këto lloj eventesh janë disi të rrezikshme.

Përzierja e alkoolit me kolegët e punës dhe stresin e sezonit të pushimeve mund të krijojë tension.

Mbrëmja mund të jetë e bukur… ose mund të shndërrohet në katastrofë, për shkak të dehjes… Gjithçka varet nga sjellja juaj! Për të bërë figurë të mirë, më poshtë janë disa këshilla.

1.Shkoni pak më herët

Për të treguar se jeni të përkushtuar ndaj kompanisë, ju këshillojmë të shkoni të paktën 30 minuta përpara. “Nëse nuk shkoni më herët në të tilla evente, ju humbni pikë” – thotë Karen Wickre, autore e librit “Taking the Work Out of Netëorking: An Introvert’s Guide to Making Connections that Count”, i publikuar kohët e fundit.

2.Por mos shkoni fiks në kohën e caktuar

Edhe nëse festa zhvillohet në ambientet e punës, Drew Magary nga Gangnam Style, ju këshillon të shkoni në shtëpi pas pune dhe të ktheheni më pas. Nëse nuk mund ta bëni këtë, vijoni të punoni deri sa 75% e kolegëve të jenë rikthyer për të festuar. Magary thotë: “E dini kush vjen fiks në kohë? Ndoshta ajo gruaja e frikshme që punon te Burimet Njerëzore, së cilës nuk i keni folur kurrë. Nëse shkoni fiks, do të jeni ju dhe ajo, ballë për ballë, duke qëndruar si mbi gjemba”.

3.Pyesni për kodin e veshjes

Ju duhet të dini se cili është kodi i veshjes – thotë ekspertja e karrierës, Barbara Patcher. Znj. Patcher, autore e “The Essentials of Business Etiquette”, thotë se ju nuk dëshironi që njerëzit të flasin nesër se çfarë kishit veshur ju… Çfarëdo që të vishni, kini parasysh që mbetet një festë pune.

4.Shfrytëzojeni rastin për të njohur njerëz të cilët nuk i njihni

Veçanërisht në kompani të mëdha, me shumë gjasa, ju do të shihni në festë njerëz të cilët normalisht nuk keni mundësi të bashkëveproni. Ndoshta ata punojnë një kat më poshtë jush, apo në ndonjë departament tjetër. Lynn Taylor thotë se ju mund të merrni në konsideratë mundësinë që të krijoni një objektiv për të biseduar me të paktën tre persona të rinj, në mënyrë që të dilni nga zona juaj e komfortit.
“Bëni pyetje ndërkohë që bisedoni me njerëzit, në këtë mënyrë biseda do të rrjedhë… e nuk do t’i ngjajë një lojë pingpongu”, thotë Taylor.

4.Mos ngurroni të flisni me drejtuesit e kompanisë

Festa e punës është një rast i mirë për të përshëndetur drejtuesit e lartë të kompanisë, me të cilët zakonisht nuk ju bie rasti të flisni. Wickre këshillon të flisni shkurt dhe të mbani një qëndrim të gëzueshëm. Ju mund të thoni: “Dua t’ju falënderoj, pasi ka qenë një vit i suksesshëm dhe t’ju them se më pëlqen të punoj këtu. Ndihem entuziast për vitin tjetër dhe për gjithçka që po bëni”.

5.Mos shkoni me stomak bosh

Ju nuk do të bëni një figurë të mirë para bashkëpunëtorëve tuaj nëse hani shumë. Për këtë arsye këshillohet që ju të mos shkoni me stomak bosh. Dhe nëse planifikoni të pini, ju mund të mos ndiheni mirë nëse e keni stomakun bosh.

6.Mos e përdorni festën për të folur për punë

Me fjalë të tjera, mos pyesni nëse është hapur një pozicion i ri pune apo nëse keni të drejtë për një rritje page. Është e pashmangshme në një festë pune të mos flitet për ndonjë çështje pune, por mos shkoni në të me një axhendë, thotë Helene Wasserman, avokate e studios ligjore ndërkombëtare të punës Littler. Nga ana tjetër, ju këshillojmë të shmangni edhe thashethemet për kolegët tuaj.

7.Qëndroni larg bisedave për politikën dhe fenë

Politika dhe besimi nuk duhet të jenë bëhen pjesë e diskutimit në ekipin e punës. Kini parasysh që kolegët tuaj mund t’i përkasin një besimi tjetër dhe të mos e festojnë festën tuaj. Ju mund të uroni thjesht “Gëzuar festat!”.

8.Përpiquni të argëtoheni

Sigurisht ju nuk doni që të shkoni deri në pikën sa të deheni dhe të bëni një figurë jo të mirë përpara kolegëve. “Imagjinoni se jeni në një festë me miq” – thotë Taylor. “Edhe pse ju duhet të jeni dinjitoz, kjo mbrëmje duhet të jetë argëtuese, jo torturë”.

9.Mos jini i fundit që largoheni nga festa

Mund të jetë një mbrëmje festive, por përpiquni të lini një shije të mirë te njerëzit. “Mos pini më një orë para se të largoheni nga festa, pasi mund të mos ndiheni mirë” – thotë Wasserman. Po ashtu, këshillohet që ju të mos shkoni më pas në ndonjë bar tjetër për të vijuar festën.

10.Përshëndetini bashkëpunëtorët para se të largoheni

Nëse nuk thoni mirupafshim, do të duket sikur jeni larguar për ndonjë arsye.

11.Bëni kujdes se çfarë publikoni në rrjetet sociale

Është një gabim i rëndë të shkruani opinione negative mbi kompaninë tuaj apo festën e fundvitit në rrjetet sociale. Ju duhet të shmangni edhe publikimet e fotove apo komenteve mbi kolegët që mund të kenë pirë shumë. “Sjellja jo e përshtatshme e dikujt nuk duhet të komentohet apo të shfaqet në rrjetet sociale”, thotë ekspertja Pachter.

12.Shkoni në punë ditën tjetër

Kjo është edhe më e rëndësishme nëse e kaloni limitin e pijes. Të gjithë do ta dinë se pse nuk keni shkuar në punë ditën tjetër, madje edhe shefi juaj. Brian Moylan, nga Gawker, shkruan: “Duhet të shkoni në punë të nesërmen. Nëse nuk e bëni, të gjithë do ta dinë arsyen dhe do të flasin keq pas krahëve tuaj. Nëse shkoni, thashethemet disi do të jenë më të pakta. Nëse jeni në telashe, mos i përkeqësoni gjërat.

*Áine Cain dhe Rachel Premack
Marrë me shkurtime: Business Insider

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of