12 tipa njerëzish që duhet t’i shmangni në punë

12/03/2018 3:51 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Dhe siç thotë fjala e urtë popullore “më thuaj me kë rri, të të them kush je”

 

Njerëzit me të cilët kaloni kohën mund të ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore, si e kaloni kohën dhe perspektivën tuaj rreth botës. Ata madje mund të ndryshojnë edhe vlerësimin që keni për veten.

Ja pse është kaq e rëndësishme të jeni të ndërgjegjshëm për kompaninë që drejtoni.

Miqtë dhe kolegët, të cilët duan që ju të bëni gjëra të mëdha, janë ata që do t’ju japin më shumë forcë dhe do t’ju shtyjnë të jeni një njeri më i mirë. Ata do t’ju frymëzojnë të rrisni standardet tuaja dhe të besoni te vetja. Ju do të ndiheni një njeri më i mirë pasi të keni kaluar kohë me ta dhe të jeni ndarë.

Por në jetë ju do të përballeni me disa tipa personash: ata që do të ankohen vazhdimisht dhe që e shohin gjithçka nëpërmjet një lente negative. Edhe nëse nuk merrni pjesë në zgjedhjet e tyre të gabuara, ata mund t’ju hapin telashe.

Ja cilët janë 12 tipat e kolegëve që duhet të shmangni në punë.

1.Paraziti

Ky person, në pamje të parë i admirueshëm, qëndron pranë jush në çdo rast, duke u përpjekur të marrë drejtimin tuaj në vend që të krijojë një rrugë të tij. Ata mund t’ju bëjnë të ndiheni bosh dhe t’ju zbrazin si dhe mund t’ju shkaktojnë dëme të mëdha gjatë rrugës suaj.

2.Egoisti

Ky person do të qëndrojë me ju vetëm kur është e leverdishme për të, do që të flasë vetëm kur ka nevojë për dikë që t’i dëgjojë dhe atëherë kur ka nevojë për diçka.
Një marrëdhënie nuk duhet të jetë kurrë e njëanshme, ju nuk duhet të humbni kohën tuaj me oportunistët.

3.Personi që mban mëri

Ky person mund të bëjë gjithçka përveçse të harrojë dhe të falë. Ata u qëndrojnë besnikë mërisë së tyre, janë të paaftë të përqendrohen tek gjërat pozitive dhe të ecin përpara. Ju nuk mund ta përballoni në jetën tuaj një person që mban mëri.

4.Personi që nuk mban premtimet

Ky person bën vazhdimisht premtime dhe i thyen vazhdimisht ato. Ata përpiqen t’ju qetësojnë duke thënë gjërat që doni t’i dëgjoni dhe më pas, gjithsesi, bëjnë atë që duan. Është e pamundur të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që nuk mund t’i zësh besë.

5.Gjykuesi

Një person gjykues ka një mendim mbi të gjithë dhe gjithçka. Ata e konsiderojnë veten të pagabueshëm në leximin e karaktereve të të tjerëve, por opinioni i tyre tregon më shumë për ta se sa për personin që po fyejnë. Me kalimin e kohës ata do të largohen nga ju dhe do të fillojnë t’u tregojnë të tjerëve të metat që shohin tek ju.

6.Gënjeshtari

Është një person që gënjen vazhdimisht, shkel besimin tuaj dhe nuk e respekton marrëdhënien. Ju nuk mund të mbështeteni në integritetin e tyre apo në aftësinë e tyre për të treguar diçka pranë së vërtetës.

7.Negativi

Të gjithëve ne mund të na ndodhë që të ankohemi ndonjëherë, por asgjë e mirë nuk vjen nga personat që ankohen vazhdimisht, kritikojnë dhe ua vënë fajin të tjerëve.

8.Xhelozi

Ky person ju ka zili për çdo gjë që keni, çdo gjë që bëni dhe kush jeni. Ka një ndryshim të madh midis admirimit dhe zilisë. Ata mund t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë në vend që të ndiheni të lumtur rreth përvojave tuaja pozitive. Xhelozia është një nga format më të këqija të sjelljes toksike.

9.Manipuluesi

Disa njerëz janë të zgjuar në aftësinë e tyre t’i bindin të tjerët të bëjnë atë që duan. Mund të jenë të sjellshëm me ju vetëm kur kanë nevojë për diçka – dhe nëse nuk ia dalin mbanë, ata ju bëjnë të ndiheni në faj dhe vijojnë rrugën e tyre. Nëse ju vazhdimisht bëni gjëra që nuk doni të bëni për dikë, me shumë mundësi ju po manipuloheni.

10.Ata që përdorin të kaluarën tuaj kundër jush

Njerëzit në jetën tuaj duhet të jenë të gatshëm t’ju japim pak kohë dhe të jenë të kuptueshëm kur bëni një hap gabim, dhe jo t’ju kujtojnë çdo herë gabimet që keni bërë. Askush nuk do të dëgjojë t’i përsëriten herë pas here dështimet e tyre.

11.Shoqëria e keqe

Ky tip personi ju nxit të bëni zgjedhje për të cilat mund të ndiheni në siklet dhe në situata të sëmura. Ju nuk duhet t’i ngatërroni ata me persona që ju nxisin të bëni gjëra të reja që ju ndihmojnë që të rriteni. Ndryshimi qëndron në faktin që ju nuk do të ndiheni në siklet, në ankth e të shqetësuar.

12.Personat që nuk ju mbështesin

Njerëzit në jetën tuaj duhet t’ju mbështesin për atë që jeni. Ata duhet të shqetësohen për objektivat tuaj dhe të jenë të gëzuar kur ju arrini suksesin. Njerëzit që nuk ju mbështesin duket se nuk e çajnë kokën rreth qëllimeve tuaja kur ju keni nevojë më shumë për ta. Qëndroni me ata që ju nxisin të bëni gjëra të mëdha.

*Lolly Daskal, Presidente dhe CEO, Lead From Within
Burimi: INC

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz