Mos harroni të merrni me vete aparatin fotografik!
Më poshtë do të njiheni me 13 destinacione të cilat do t’ju prezantojnë me ujërat më blu në botë. Këto liqene, dete, plazhe, gjire, kanë variete të ndryshme të blusë, duke filluar nga ngjyra e kaltër e hapur tek ajo gurëkali, nga bojëqielli e lehtë tek bluja e thellë. Edhe pse është e panevojshme për t’u thënë këto vende janë idelet jo vetëm për të kaluar pushimet tuaja por edhe për të gjetur paqen dhe qëtësinë që ndoshta ju mungon, të njihni më mirë natyrën me mrekullitë e saj, dhe të kaloni padyshim më shumë kohë më familjen tuaj.
Egremnoi, Greqi
Është shumë e vështirë të gjesh një vend në ishullin e Lefkadhës që nuk të fal pamje të mrekullueshme në sajë të ujërave të kristalta të detit të Jonit, por plazhi i Egremnoit në bregun perëndimor është një mrekulli e vërtetë.
Liqeni i Kraterit, Oregon
Ujërat në ngjyrë blu të thellë të liqenit të Kraterit në Oregon, e bëjnë këtë të fundit edhe një prej më të bukurve në botë. Ujërat e këtij liqeni janë shumë të pastra, sepse këtu nuk kalojnë rryma të tjera apo nuk derdhen lumenj që t’i turbullojnë ato, gjë kjo që e bën atë vendin idel për të gjithë ata që preferojnë sportin e zhytjes. Liqeni i Kraterit në jug të Oregonit është gjithashtu edhe liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 592 metra.
Con Son, Vietnam
Con Son është i vetmi ishull i banuar në arkipelagun prej 16 ishujsh të Con Don-it, një prej ishujve më mirë të ruajtur edhe në ditët e sotme. I pozicionuar vetëm 177 kilometra larg bregut juglindor të Vietnamit, plazhet e këtij ishulli që konsiderohet ende i pacënuar nga dora e njeriut, kanë rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta.
Gjiri i Djallit, Virgin Gorda
Gjiri i Djallit që ndodhet në ishujt e virgjër britanikë, pasi lë pas ishullin Virgin Gorda, është një prej gjireve me pamjen më të bukur në botë. Ujërat e tij në ngjyrë gurëkali të hapur dhe rëra e bardhë që e rrethon të krijojnë përshtypjen sikur po shikon një tabllo me përmasa reale.
Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës në Kroaci
Dy orë larg nga kryeqyteti i Zagrebit, ndodhet një prej mrekullive natyrore kroate, Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës. Ky park që ka qenë pjesë e trashëgimive boterore të UNESCOs që prej 1979, është i përberë nga 16 liqene me ujëra në ngjyrë gurkali, që janë një prej dhuratave më të bukura që natyra i ka falur njrëzimit.
Belize, ishujt Ambergris
Belize është një prej ishujve më të bukur të arkipelagut Ambergris dhe është një prej parajsave për të gjithë ata që pëlqejnë sportë të tilla si zhytja.
Liqeni Pesë-Lulet, në Parkun Kombëtar të Jiuzhaigou, në Kinë
Ujëvara të mrekullueshme derdhen në liqenet në ngjyrë blu të thellë të pasurisë kombëtare në mbrojte të UNESCOs, që ndodhet në parkun kombëtar të Jiuzhaigout në Kinë. Një prej vendeve më të bukura të këtij ishulli është liqeni Five-Flowers (Pesë-Lulet). Uji këtu përveçëse një prej më të pastërve është edhe ai me ngjyrën gurëkali më të bukur në botë. Reflektimi në liqen i të gjitha pemëve që e rrethojnë këtë ishull ofron një pamje të rralë për të gjithë turistët që e vizitojnë atë.
Ishulli Havelock, Indi
Ishulli Havelock është një prej ishujve më të bukur të arkipelagut Andaman në gjirin e Bengalit. Edhe pse ai nuk është lehtësisht i arritshëm, udhëimi ia vlen sepse në fund parajsa që zbulohet i mahanit të gjithë ata që shkojnë dhe e vizitojnë. Plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristalta dhe një botë shumë e pasur nënujore, të gjitha në një vend, në ishullin e Havelock-ut në Indi.
Ishulli de Rosario, Kolumbi
Ishulli de Rosario është një prej ishujve më të bukur në Kolumbi. Pjesa më e madhe e hoteleve ndodhen në Isla Grande dhe me anë të një varke që ju mund të merrni me qira mund të vizitoni të gjithë përreth.
Liqeni Peyto, Alberta, Kanada
Ky liqen ndodhet në Parkun Kombëtar të Banffit në Alberta, Kanada.
Ishujt Maldive
Si disa prej ishujve më të bukur në botë, nuk është aspak e çuditshme që Maldivet të jenë një prej destinacioneve më të preferura nga një numër i madh njerëzish. Këtu jo vetëm pamja është mbresëlënëse por edhe aktivitetet më të cilat ju mund të merreni janë të shumta.
Palawan, Filipinet
Edhe pse është lehtësisht i aksesueshëm nga Manila, Palawan duket sikur është shumë larg saj. Këtu bota nënujore është shumë e pasur dhe të gjithë zhytësit që e kanë eksploruar atë shprehen se ajo është një parajsë nënujore.
Kanali Oqeanik To Sua, Samoa
I njohur ndryshe edhe si “Vrima e Madhe”, kanali oqeanik To Sua në shtetin ishullor të Samoas, konisderohet si një prej mrekullive natyrore të ditëve të sotme.