DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a
Shpall konkursin për vendin vakant të: Drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve me Klientin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Organizimi dhe ndjekja me përgjegjësi të lartë për aktivitetin e shërbimeve ndaj klientit;
- Përgjegjës për treguesit tekniko –financiarë që lidhen me aktivitetet në varësi, duke marrë masa dhe duke ofruar zgjedhje dhe alternative në kohën dhe mënyrën e duhur për përmirësimin e tyre;
- Përgjegjës për monitorimin e aktiviteteve të shërbimit të klientit sipas përcaktimeve ligjore, si dhe komunikimi i çështjeve dhe alternative në kohën dhe mënyrën e duhur për përmirësimin e tyre;
- Ndjek dhe koordinon proçesin e përditshëm të të dhënave të klientëve, llojet e shërbimeve, ankesave, etj;
- Ndjek zbatimin e rregullores së brendshme, legjislacionin në fuqi, Vendimet e Këshillit Mbikqyrës dhe vendimet / udhëzimet e Drejtuesve të Lartë të Shoqërisë që lidhen me funksionimin e Shërbimit të Klientit dhe mban përgjegjësi për zbatimin e tyre;
- Bën analizën mujore dhe periodike të të gjithë aktivitetit të shërbimeve dhe e komunikon tek drejtuesi i Divizionit;
- Ndjek trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve sipas ligjeve në fuqi në bashkëpunim me zyrën ligjore dhe komunikon me shkrim brenda afateve të përcaktuara përgjigjet e kërkesave;
- Asiston në parashikimin financiar që lidhet me shërbimet e klientëve;
- Asiston në menaxhimin e ankesave të konsumatorëve;
- Koordinon me njësitë e tjera të OSHEE sh.a. për aktivitete të ndryshme me qëllim përmirësimin e shërbimeve;
- Informon rregullisht eprorët dhe mban përgjegjësi për informacionin e dhënë;
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori i drejtpërdrejtë.
Kriteret për përzgjedhjen e vendit vakant:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik (Profili Administrim Biznesi, Marketing, Finance Kontabilitet) ose Inxhinjeri Elektrike.
- Eksperiencë në fushën e marrëdhënieve me klientin mbi 5 vjet. Përbën avantazh ekpserienca në shoqëritë e shërbimeve publike, telekomunikacion, sistemi bankar.
- Njohja e fushës së marrëdhënieve me klientët dhe përvoja mbi 5 vjet të ngjashme nga numri i klientëve.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar.
- Aftësi shumë të mira kompjuterike, njohja e sistemeve të integruara të shërbimit të klientit dhe faturim – arkëtim.
- Aftësi te shkëlqyera komunikimi.
- Aftësi shumë të mira pune në ekip.
Proçedura e përgjithshme e aplikimit:
Aplikimet duhet të përmbajnë:
- Letër motivimi, e shoqëruar me një raport mbi një arritje tuajën në këtë fushë
- CV
- Kopje e diplomave
- Referenca nga punëdhënësi aktual dhe një punëdhënës i mëparshëm në fushën e marrëdhënieve me klientin.
Aplikimet duhet të dërgohen në zarf të mbyllur duke specifikuar pozicionin.
Adresa
Aplikimet duhet të dërgohen në:
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.
Rr. Andon Zako Cajupi, Pall. Conad, Kati III, Tiranë
Afati
Aplikimet pranohen deri në datë 30 Nëntor 2015, ora 16:30.
Do të shqyrtohen vetëm ato aplikime që mbërrijnë brenda këtij afati.
Pas vlerësimit të dokumentave vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen për intervistë.
Për më shumëinformacion ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://oshee.al/kerkohet-drejtor-i-departamentit-te-marredhenieve-me-klientin/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.