15 destinacionet më ekonomike për vitin 2018

13/02/2018 5:01 PM 0 komente
Orlando, Florida

Para pak ditësh u publikuan 15 destinacionet më ekonomike në botë për të shkuar me pushime gjatë vitit 2018. Destinacionet janë përzgjedhur nga një studim i Post Office’s annual Worlwide Holiday Costs Barometer.

Analiza krahason koston totale të tetë artikujve që blihen zakonisht gjatë pushimeve në 42 lokalitete të ndryshme në destinacionet kryesore turistike në botë: Ndër to janë: një kafe, një shishe birrë, një kanoçe Coca Cola, një shishe verë në një bar vendas, krem për mbrojtjen ndaj diellit, një shishe me ujë, një ilaç kundër insekteve në një supermarket vendas dhe një darkë për dy persona (ku përfshihet vera) në një restorant tipik të vendit.

 

15. Orlando, Florida, SHBA

Në vend të 15, ndër destinacionet më ekonomike për vitin 2018 është Florida në SHBA, ku kostot mesatare për këta tetë artikuj variojnë në 81,36 euro.

 

14. Punta Cana, Republika Dominikane

Mbretëresha e Republikës Dominikane bën pjesë ndër 15 destinacionet më ekonomike ku mund të shkoni me pushime këtë vit. Ju do të shpenzoni mesatarisht 76,42 euro.

 

13. Mombasa, Kenia

Më pak e njohur sigurisht krahasuar me destinacione të tjera në Kenia, si për shembull Watamu, Mombasa është sigurisht më e përballueshme në çmime, mesatarisht ju do të shpenzoni 75,63 euro.

 

12. Bali, Indonezi

Në Bali ju mund të shpenzoni shumë, por pjesa më e madhe e resorteve luksoze kushton më pak se në Europë. Kjo është arsyeja se pse Bali gjendet në listën e destinacioneve më ekonomike në botë, ju do të shpenzoni mesatarisht 74,82 euro.

 

11. Hoi An, Vietnam

Në Europë ky destinacion quhet Faifo dhe është qyteti më i pasur në Vjetnam. Pushimet do t’ju kushtojnë mesatarisht 74,53 euro.

 

10. Budapest, Hungari

Gjithnjë i pranishëm ndër destinacionet loë cost në Europë. Mesatarisht ju do të shpenzoni në rreth 74,27 euro në Budapest.

 

9. Poreč, Kroaci

Poreč është një destinacion mjaft popullor veror në bregdetin e Istrias. Ju do të shpenzoni mesatarisht 69,89 euro.

 

8. Pafos, Qipro

Pafos, i cili ndodhet në bregdetin jugperëndimor të ishullit të Qipros, në vitin 2017 ka qenë dhe Kryeqyteti Europian i Kulturës. Edhe në vitin 2018 ia vlen të shkosh: mesatarisht pushimet do t’ju kushtojnë 65,56 euro.

 

7. Marmaris, Turqi

Marmaris ka pasur një rënie të numrit të turistëve vitet e fundit për shkak të problemeve me sigurinë në Turqi. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që bën pjesë në top 15 të destinacioneve më të lira për 2018, do të shpenzoni mesatarisht 65,56 euro.

 

6. Costa del Sol, Spanjë

Costa del Sol përfshin vende të famshme si Marbella, Malaga, Torremolinos, Almerìa. Vështirësia e vetme është zgjedhja e destinacionit, mesatarisht do të shpenzoni 62,69 euro.

 

5. Cape Town, Afrika e Jugut

Përveç kostos së fluturimit për të shkuar në Afrikën e Jugut, pasi të keni mbërritur në destinacion, ju do të shpenzoni vërtet pak: mesatarisht 62,41 euro.

 

4. Praga, Republika Çeke

Edhe Praga, ashtu si Budapesti është shpesh ndër destinacionet më ekonomike. Këtu për shembull ju do të shijoni dhe birrën me çmimin më të lirë në Europë. Pushimet do t’ju kushtojnë mesatarisht 60,65 euro.

 

3. Algarve, Portugali

Në vend të tretë ndër 15 destinacionet më ekonomike në botë për 2018 gjejmë rajonin e bukur të Portugalisë. Këtu pushimet do t’ju kushtojnë mesatarisht 50,26 euro.

 

2. Tokio, Japoni

E çuditshme por e vërtetë, Japonia renditet në vend të dytë të destinacioneve loë cost të 2018. Sipas studimit të Post Office’s annual Worlwide Holiday Costs Barometer, kushton mesatarisht 49 euro.

 

1. Sunny Beach, Bullgari

Në vend të parë ndër destinacionet ekonomike në botë është Bullgaria. Sunny Beach është cilësuar Ibiza e Perëndimit – por është sigurisht shumë më pak e kushtueshme – dhe është një zbulim i vërtetë për ata që duan të argëtohen. Këtu, hoteli me pishinë kushton 15-20 euro nata, diskotekat kushtojnë 3 euro dhe argëtimet e tjera edhe më pak.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of