A e kontrolloni email-in e punës kur jeni në krevat? A e hani drekën përpara kompjuterit? Nëse përgjigjja e këtyre pyetjeve është “po”, ndoshta ka ardhur koha për të rivlerësuar balancën mes jetës profesionale dhe asaj personale. Një jetë më e ekuilibruar jo vetëm ju bën të ndiheni më të lumtur, por gjithashtu ju bën një punonjës më produktiv.
Disa kompani janë më të mira në promovimin e kësaj balance se disa të tjera. Motori amerikan i kërkimeve Indeed analizoi më shumë se 72 milionë komente për të vlerësuar se cilat janë kompanitë të cilat nxisin balancën punë-jetë.
Më poshtë janë 15 kompanitë më të mira të cilat i ndihmojnë punonjësit për të arritur balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale.
15. Johnson & Johnson
E themeluar në vitin: 1886
Selia: New Brunswick, New Jersey
14. Lockheed Martin
E themeluar në vitin: 1995
Selia: Bethesda Maryland
13. Dell
E themeluar në vitin: 1984
Selia: Round Rock, Texas
12. Fidelity Investments
E themeluar në vitin: 1946
Selia: Boston, Massachusetts
11. American Express
E themeluar në vitin: 1850
Selia: New York, New York
10. Pfizer
E themeluar në vitin: 1849
Selia: New York, New York
9. Northrop Grumman
E themeluar në vitin: 1994
Selia: Falls Church, Virginia
8. Nike
E themeluar në vitin: 1964
Selia: Beaverton, Oregon
7. Century 21
E themeluar në vitin: 1971
Selia: Madison, New Jersey
6. Capital One
E themeluar në vitin: 1988
Selia: McLean, Virginia
5. Google
E themeluar në vitin: 1998
Selia: Mountain View, California
4. Kaiser Permanente
E themeluar në vitin: 1945
Selia: Oakland, California
3. Cisco
E themeluar në vitin: 1984
Selia: San Jose, California
2. Coldwell Banker
E themeluar në vitin: 1906
Selia: Madison, New Jersey
1. Keller Williams Realty
E themeluar në vitin: 1983
Selia: Austin, Texas
Keller Williams Realty, sipas Indeed, është kompania më e mirë për balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale.
Kompania imobiliare ka më shumë se 139 mijë agjentë në të gjithë botën, dhe arrin të ruajë një kulturë balancuese falë një modeli biznesi që favorizon ndarjen e fitimeve dhe u jep mundësinë punonjësve të punojnë me orare fleksibël. Në renditjen e Indeed janë edhe dy kompani të tjera imobiliare, Coldwell Banker dhe Century 21.
Nga pesë vendet e para, tre kompani janë me seli në Kaliforni: Cisco, Kaiser Permanente e Google.
“Cisco është një kompani fantastike për ruajtjen e balancën midis jetës profesionale dhe asaj private. Kam punuar për pjesën më të madhe të kohës nga shtëpia, dhe duke qenë se jam një nënë, kjo më ka ndihmuar për të rritur fëmijët e mi”, – deklaroi një punonjëse e Cisco-s.
Çuditërisht, sektorë të ndryshëm, tradicionalisht të njohur për orët e gjata dhe kulturën rigoroze – si ata bankarë e teknologjikë – janë të mirëpërfaqësuar në renditjen e Indeed.
(Indeed është një motor kërkimi amerikan për njoftime pune në nivel botëror, i krijuar në vitin 2004, me seli në Austin, Teksas dhe Stamford, Konektikat dhe degë nëpër të gjithë botën).
*Abigail Hess
Burimi: CNBC