Nga Palais Garnier në Paris në Teatro la Fenice në Venecia, nga Amazonas në Brazil në Teatrin e Bolshoit në Moskë, bëni një udhëtim në Teatrot më të bukur të Operës në botë.
1.Opéra Garnier në Paris – projektuar nga Charles Garnier. U ndërtua mes viteve 1861-1875. U përurua më 5 janar 1975.
2.Sydney Opera, projektuar nga arkitekti danez Jørn Utzon, hapur më 20 tetor të vitit 1973. Më 28 qershor 2007, Sydney Opera House u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
3.Teatro La Fenice, Venecia, hapur në vitin 1792. Veçanërisht në shek. 19 u bë vendi ku shfaqeshin premierë operat më të famshme.
4.Teatro alla Scala, Milano, Itali, hapur më 3 gusht të vitit 1778. Vepra e parë që u vu në skenë ishte “Europa riconosciuta” nga kompozitori Antonio Salieri
5.Teatro di San Carlo, Napoli, hapur më 4 nëntor të vitit 1737. Është Teatri i Operës më i vjetër në botë që funksionon ende si i tillë.
6.Amazonas Theatre, Manaus. U ndërtua gjatë epokës së Rilindjes nga arkitekti italian Celestial Sacardim. Teatri u përurua më 31 dhjetor të vitit 1896.
7.Bolshoi Theatre, Moskë. Është një teatër historik në Moskë, projektuar nga arkitekti Joseph Bové. Në të vihen në skenë pjesë baleti edhe opera. U hap në vitin 1856.
8.Mariinsky Theatre, Shën Petërburg, hapur në vitin 1860. I njohur edhe me emrin e vjetër Kirov Ballet, kompani ruse e rëndësishme baleti, pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit Mariinsky në Shën Petërburg.
9.Palau de les Arts Reina Sofia, Valencia, i hapur më 8 tetor të vitit 2005. Është një Pallat Opere dhe Qendër Kulturore në Valencia, Spanjë. Vepra e parë e vënë në skenë është Fidelio nga Beethoven më 25 tetor 2006.
10.The Metropolitan Opera, Nju Jork, është një teatër që ndodhet në Lincoln Center. U themelua në vitin 1880 dhe është cilësuar si Teatri i Operës më i madh në botë. U hap në vitin 1966.
11. Bayreuth Festspielhaus. Bayreuth është i famshëm falë festivalit të Wagner që mbahet çdo vit në Festspielhaus. Bayreuth lidhet ngushtësisht me kompozitorin e madh Richard Wagner. Premiera e parë Der Ring des Nibelungen nga Wagner u shfaq nga data 13 deri më 17 gusht 1876.
12.Romanian Athenaeum, Bukuresht. Është një sallë koncertesh në qendër të Bukureshtit dhe një pikë referimi i kryeqytetit rumun. U përurua në vitin 1888.
13.L’Opéra Royal du Château de Versailles, hapur në vitin 1770. Është teatri kryesor në Versajë. U projektua nga arkitekti Ange-Jacques Gabriel, ndryshe njihet edhe si Théâtre Gabriel.
Pjesa e brendshme është e gjitha e ndërtuar dru, kuruar nga Augustin Pajou. Akustika e mrekullueshme i dedikohet në pjesën më të madhe kësaj strukture prej druri.
14.The Royal Opera House, Londër, hapur në vitin 1858. Është një ndër teatrot më të rëndësishëm të Operës në botë. Ndodhet në sheshin kryesor të Covent Garden në Londër.
15.The Wiener Staatsoper në Vjenë, hapur në vitin 1869. Është një Teatër Opere dhe një kompani opere që daton në mes të shekullit 19. Në fillim quhej Vienna Court Opera (Weiner Hofoper). Në vitin 1920, me zëvendësimin e Monarkisë së Habsburgut nga Republika e parë Austriake, ajo u quajt Vienna State Opera.