Jack Thomas Andraka është vetëm 16 vjeç (lindur në 1997) dhe tashmë është një shpikës i njohur dhe studiues në fushën e kancerit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një gjë e tillë është e mundur. Idetë dhe aftësitë nuk kanë lidhje me regjistrin zyrtar. Në vitin 2012, 15 vjeçari, ka fituar cmimin e madh të Intel International Science and Engineering Fair, Gordon E. Moore Aëard . Shtatëdhjetë e pesë mijë dollarë për të zhvilluar shpikjen e tij: një metodë e re, e shpejtë dhe e lirë, për të zbuluar rritjen e një proteine që sinjalizon fillimin e tumorit në pankreas. Funksionon edhe për vezoret dhe mushkëritë. Dhe e sinjalizon shumë herët, duke bërë të mundur aplikimin e një kure efektive.
15 vjecari tregon për zbulimin e tij gjatë marrjes së cmimit: ‘Unë u interesova për kancerin pankreatik duke marrë shkas nga vdekja e një miku të ngushtë të familjes. Për mua ai ishte si një xhaxha. Fillova të bëjë kërkime në internet në lidhje me këtë lloj kanceri, proteinat e tumorit dhe receptorët e tij. Dhe kam gjetur një bazë të dhënash prej 8 mijë proteinash, tregues të mundshëm të kancerit pankreatik. Proteina e katër-mijtë mu duk interesante: në gjakun e pacientëve ka shumë nga kjo. Mendova se ky ishte objektivi im. Kështu që ideova një test bazuar në sensorë dhe ‘nanotuba’ karboni, për ta identifikuar në një fazë të hershme.”
I bindur për vlefshmërinë e rezultateve të tij, Jack kërkoi personin që i lejon atij të zhvillojë testin. Dërgoi një letër me idenë e tij tek 200 doktorë në Universitetin Johns Hopkins dhe Institutin Kombëtare të Shëndetit (Nih).
U injorua nga 199 prej tyre, që ka të ngjarë as mos ta kenë lexuar letrën. Por njëri ai lexoi. Ai quhet Abirban Maitra, ekspert i kancerit pankreatik në Johns Hopkins. Maitra e thirri menjëherë në laboratorin e tij djalin shpikës. Pas shtatë muajsh eksperimente ekzaminimi u perfeksionua. Funksionon.