Nëse ditët e ftohta të dimrit ju kanë lodhur dhe jeni duke imagjinuar ngrohtësinë e stinës së pranverës, ne ju vijmë në ndihmë me 16 vende të mrekullueshme që mund t’i vizitoni gjatë kësaj stine.
Gjenevë, Zvicër
Nga fushat plot me lule tek vreshtat e shumta, nga shëtitjet me biçikletë tek peisazhet e mrekullueshme të natyrës, Gjeneva e Zvicrës ka një sërë aktivitetesh që ju presin vetëm juve për t’i vizituar. Për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë disa prej gatimeve tradicionale të këtij vendi, ajo që mban vendin e parë është padyshim fondues, djathi i shkrirë me një shije fantastike. Teksa rajoni Provencë i Francës është i njohur për fushat e mbushura me bimen lavanda dhe Hollanda për fushat e saj me tulipanë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, Gjeneva ka karakteristë të sajën fushat e mbushura me bimën mjeskësore të njohur me emrin lulebasani dhe që lulëzon gjatë stinës së pranverës.
Parku Kombëtar, Banff
Edhe pse bëhet fjalë për disa prej vendeve më të bukura në pranverë, mos i hiqni akoma nga përdorimi skitë tuaja sepse në Kanada pranvera është akoma me dëborë. Një prej terreneve më të mira për të gjtiha ata që janë të apasionuar pas sportit të skive është Parku Kombëtar i Banffit dhe veçanërisht terreni pranë Liqenit Louise dhe Norquay. Pas skijimit ju do të keni kohë mjaftueshëm edhe për të vizituar një prej ujëvarave më të bukura Johnston apo të shijoni ujërat termale të kësaj zone.
Tel Aviv, Izrael
Me ardhjen e pranverës Tel Avivi lulëzon i tëri. Stina e pranverës është gjithashtu një prej preriudhave më të bukura për ta vizituar këtë qytet sidomos sepse gjatë kësaj periudhe ju nuk do të ndesheni me një numër të lartë turistësh që e vizitojnë atë (sepse një gjë e tillë ndodh gjatë stinës së verës). Tel Avivi është një prej qyteteve ku ju mund të shijoni disa prej gatimeve më të mira në rrugë, ku një prej më të njohurave është sabich, një pite e ngrohtë e mbushur me patllixhanë të skuqur në fomë kotolete, sallatë jeshile dhe vezë të zier). Por mos harrojmë faktin se Tel Avivi është një prej qyteteve më të shtrenjta në botë, prandaj këtu ju do të gjeni padyshim edhe disa prej restoranteve më luksoze në botë.
Kryeqyteti i Meksikës (Mexico City)
Nëse nuk e keni vizituar deri më tani kryeqytetin meksikan (Mexico City) periudha e pranverës do të ishte idealja. Temperaturat janë perfekte, diell gjatë gjithë kohës dhe lule të çelura kudo. Kjo është koha ideale për të eksploruar të gjithë qytetin.
Qyteti Virginia Beach, SHBA
Qyteti Virginia Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ideali për t’u vizituar gjatë stinës së pranverës sidomos për familjet me fëmije të vegjël. Është ideali për familjet me fëmijë të vegjël sepse pranvera është sezoni i luleshtrydheve. Fermat vendase në rajonin agrokulturor të Pungos i lejojnë vizitorët që të mbledhin vetë luleshtrydhe.
Indonezia
Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, periudha ideale për të vizituar Indonezinë është që nga fillimi i stinës së pranverës (mars) e deri në muajin e dytë të verës (korrik). Gjatë kësaj periudhe moti është shumë eiqendrueshëm, temepraturat e larta dhe të gjitha fushat janë të mbushura me lule shumëngjyrëshe. Sapo përmendet Indonezia, njerëz të ndryshëm mendojnë për Balin, por ky shtet ka gjithashtu një sërë vendesh të tjera për t’u vizituar.
Bariloche, Argjentinë
Bariloche në Argjentinë këshillohet të vizitohet gjithashtu gjatë pranvrës. Këtu dëbora nuk ka shkrirë ende po temperaturat janë më të larta se ato gjatë stinës së dimrit. Këtu ju mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të Liqenit Nahuel Huapi nga maja e Cerro Companario, në të cilën mund të ngjiteni me teleferikun qe ndodhet aty. Gjithashtu në Bariloche ndodhen edhe rreth 25 fabrika që prodhojnë birrë artizanale vendase.
Stamboll, Turqi
Stina e pranverës mund të krahasohet me një tabllo lulesh shumëgjyrëshe kur bëhet fjalë për qytetin turk të Stambollit. Lulja lofata e njohur ndryshe edhe si lulja e dashurisë është një prej luleve që ndeshet me shpesh në këtë qytet. Kjo lule çel ne fillim te prillit dhe i gjithë bregu i Bosnforit mbulohet nga një vello e lehtë në ngjyrë rozë. Miliona tulipanë shumëngjyrësh mbushin rrugët dhe parqet, por një prej festivaleve më të bukur që festohet gjatë stinës së pranverës është ai që njihet si festivali Hıdırellez ku njerëzit kërcejnë rreth një zjarri të madh, duke dëgjuar muzikë dhe duke konsumuar ushqim dhe pije.
Parku Kombëtar, Zion
Parku Kombëar i Zionit është gjithashtu një prej atyre parqeve të cilët këshillohet të vizitohet gjatë stinës së pranverës. Këtu ju do të shikoni një prej peisazheve më të bukura në botë, shkëminjtë flakë të kuq të cilët ndodhen në fund të një prej kanioneve të asaj zone. Këtu ju mund të ushtroni sporte të ndryshme, të tilla si ecjet përgjatë shpateve malorë, kanotazh apo shëtitjet me biçikletë në terrene sigurisht të këshilluara nga guida shoqëruese, sepse nuk duhet harruar pa përmendur fakti që ky terren është i vështirë dhe këshillohet të shoqëroheni me një guidë të specializuar që e njeh mësë miri terrenin.
Lisbona, Portugali
Lisbona është një prej qyteteve që shndërrin gjatë gjithë vitit por ajo është magjike sidomos gjatë stinës së pranverës. Gjatë kësaj periudhe të vitit, përveçëse do të shmangi fluksin e lartë të turistëve, ju do të keni fatin të jeni prezentë edhe në zhvillimin e disa prej festivaleve më të bukur të pranverës.
Beaver, Avon, Kolorado
Kur mendoni të planifikoni një vend për të vizituar në stinën e pranverës sigurisht që në mendje nuk është se ju vjen një vend me dëborë. Por nëse vendosni të shkoni të vizitoni Beaver, Avon në Kolorado, do të ndryshoni mendim. Këtu ju do të kënaqeni sepse ndodhen disa prej pistave më të mira të skijimit dhe mbi të gjitha nuk do t’ju duhet të përballeni me temperatura tejet të ulëta sepse gjatë stinës së pranverës ato janë lehtësisht të përballueshme.
Stavanger, Norvegji
Rajoni i Stavangerit në Norvegji është një prej atyre që këshillohet të vizitohet gjatë stinës së pranverës kur temperaturat fillojnë të rriten dhe sistemi hekurudhor bëhet sërish funksional. Ky është gjithashtu një prej rajoneve me një numër të lartë plazhesh të bukura.
Lugina Poppu dhe Liqeni Elsinore
Kalifornia e jugut është ajo që zakonisht përmendet më shumë për sporte të tilla si sërfi. Por përveç qëndrave të saj urbane shumë të njohura dhe të frekuentuara, ajo ka edhe disa rajone të tjera të cilat janë vërtet të mrekullueshme.
Këtu mund të përmendim Luginën Poppu dhe Liqenin Elsinore. Gjatë stinës së pranverës miliarda lule luëzojnë duke ia ndryshuar krejtësisht pamjen këtij territori.
Ishulli i Shën Migelit, Azores
Ky është vendi ideal për të gjithë ata që e dashurojnë natyrën. Ishulli i Shën Migelit është ishulli më i madh i Arkipelagut të Azores ku ju do të mrekulloheni nga gjithçka që do të shikoni. Kontraste të thella ngjyrash, nga jeshilja e fortë tek bluja e thellë do t’ja shndërrojnë këtë ishull në një prej të preferuarve tuaj.
Parku Kombëtar Gal Oya, Sri Lanka
Parku Kombëtar Gal Oya në Sri Lanka konsiderohet si një prej më të bukurve për t’u vizituar dhe mbi të gjitha një prej parqeve të ruajtur më mirë nga shkatërrimi i dorës së njeriut. Periudha ideale për ta vizituar është padyshim ajo e pranverës.
Göreme, Cappadocia
Göreme është një prej qyteteve më të bukura të rajonit të Cappadocias në Turqi. Periudha e pranverës është fantastike sepse temperaturat janë ideale për të vizituar qytetin dhe për të parë spektaklin e mrekullueshëm të balonave, të cilin është shumë e vështirë ta përshkruash me fjalë.