17 arsyet për të pasur një kartë krediti nga Union Bank
Karta e Kreditit sot është një mënyrë pagese tepër komode, e përdorur nga target-grupe të ndryshme dhe mbi të gjitha shumë e sigurt. Avantazhe dhe lehtësi të tilla si blerje brenda dhe jashtë vendit, blerje në internet, limite të larta tërheqje cash dhe mbi të gjitha mundësi zgjedhje të kartës sipas monedhës që dëshironi(Lek apo në Euro)e bejnë atë një mjet të domosdoshëm për shumicën prej nesh.
Më poshtë do të lexoni 17 arësye së përse ju duhet të përdorni një kartë krediti nga Union Bank:
Pa Komision për pagesa dhe rezervime
Pa asnjë komision për të gjitha pagesat në pikat e shitjes/ POS brenda dhe jashtë vendit, për blerjet në internet, rezervimet e biletave të udhëtimeve, makinave me qira etj. Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.
Paguani deri në 48 ditë pas blerjes
Kush do t’ju priste që ju të paguani pas 48 ditësh? Karta e kreditit PO. Pagesa e saj bëhet në muajin pasardhës dhe përfshin likuidimin deri në 48 ditë më vonë.
Njoftim me sms për çdo transaksion të kryer me kartë
Menjëherë sapo përfundoni pagesën me kartë, ju vjen një mesazh/sms në celularin tuaj “I nderuar klient, veprimi u krye. karta ***1111 në dt. 08/11/16, ora 11:30, shuma 2,300 lekë, supermarket xxx. Faleminderit Union Bank +355662026999”. Një njoftim i tillë ju vjen në kohë rekord sepse është shumë e rëndësishme që për arsye sigurie, klienti duhet të njoftohet përherë për çdo veprim që kryhet nga karta e tij.
Union Bank ka në shërbim të klientit 24 orë në 24, punonjësit e saj që përgjigjen çdo pyetje dhe vështirësie që mund të hasin klientët.
Shpërblimet
Aktualisht Union Bank për të gjithë kartëmbajtësit e saj po ofron bounse të ndryshme. Merrni një kartë krediti në Union Bank, përdoreni atë dhe përfitoni! Deri në 25% BONUS (10 Eur/1,000Lek) për përdorimin e parë të kartës, Dhurata pafund për klientët me më shumë transaksione të lidhura me “Kombëtaren e Futbollit”. Kohëzgjatja e ofertës 15 Tetor – 15 Dhjetor 2016.
Blerjet Okazion në internet, rezervimet online të biletave
Duke pasur një kartë krediti, kurseni shumë në cilësi dhe para. Kjo për shkak të ofertave dhe blerjeve që mund të bëni në të gjithë botën nëpërmjet internetit dhe sidomos tani që jemi edhe në prag të sezonit të ofertave dhe festave të fundvitit.
Çdo gjë kontrollohet online dhe falas
Kontroll online pa pagesë për të gjitha veprimet e kryera me kartë nëpërmjet shërbimit Internet Banking. Nuk ka nevojë të paraqitesh në bankë për të kontrolluar veprimet apo balancën e kartës së kreditit pasi kontrollin mund ta kryeni online dhe falas.
Gjithashtu, Fatura mujore ju dërgohet sipas kërkesës me email ose sipas formës së preferuar nga klienti në bankë.
Përcakton vetë limitin mujor që dëshiron të shpenzosh
Nëpërmjet kartës së kreditit, banka vë në dispozicion një limit të caktuar që klienti mund ta përdorë për të përmbushur nevojat dhe dëshirat e tij nw 24 orë të ditës / 7 ditë të javës. Limiti maksimal i kartës caktohet sipas preferencave deri në 10,000 Euro/ 1,000,000 Lek. Klientët mund të zgjedhin dhe një limit minimal për shpenzimet personale mujore, por me kalimin e kohës i jepet mundwsia qw të kërkojnë ndryshimin e tij, p.sh: rritjen në sezone të caktuara etj.
Keni të regjistruara të gjitha shpenzimet dhe bilancet
Përdorimi i kartës së kreditit ndihmon në sistemimin dhe përmirësimin e historikut të shpenzimeve. Shpesh ankohemi se nuk dimë nga u harxhuan paratë kaq shpejt. Kjo gjë nuk ndodh me përdoruesit e kartës së kreditit. Ata i kanë të regjistruara të gjitha shpenzimet e tyre online dhe mund të mirëmanaxhojnë pagesat e tyre të radhës.
Aplikim online i menjëhershëm! Prodhim dhe dorëzim i kartës brenda 48–orësh
Ju mund të aplikoni online në faqen e internetit unionbank.al/aplikim-per-karte-krediti ose në secilën nga degët e rrjetit Union Bank.
Mund të telefoni edhe pa pagesë në numrin: 0800 0800.
Merr një kartë të dytë për të afërmit tuaj
Brenda limitit të aprovuar nga banka, ju mund të pajiseni me kartë shtesë një familjar apo tw afërmin tuaj. Karta e Kreditit është diçka personale, që nuk mund t’ia japësh borxh personave të tjerë, qoftë këta dhe familjarët e juaj më të afërt ndaj dhe ne ju mundësojmë zgjidhjen e mësipërme, të merrni kartë krediti me emrin e familjarëve tuaj.
Mundësi zgjedhjeje
Mundësi zgjedhje të kartës së kreditit në monedhën e dëshiruar, në Lek apo në Euro. Edhe në rast se dëshironi të bëni pagesë në një monedhë tjetër, banka konverton për ju valutat dhe ju nuk keni asnjë pengesë apo vështirësi në procesim. Çdo gjë e kontrolluar. Ju mund të zgjidhni dhe dizanjin e kartës së kreditit pasi Union Bank ju ofron tre të tilla: Kartën Speciale Unike “Kuq e Zi”, Kartën lejla si dhe Kartën gri.
Lehtësi nëpërmjet POS-it
Karta e kreditit të jep akses të menjëhershëm në para në raste emergjence. Në rast se do të keni urgjencë për para/cash, mund të tërhiqni dhe në ATM. Jo vetëm në ATM të Union Bank, por edhe në bankat e tjera dhe jashtë vendit.
S’keni pse të friksoheni në rast se e humbisni
Humbja e portofolit me para është e pakthyeshme me përjashtim të “mrekullive”, por humbja e kartës nuk do t’ju shqetësojë aspak. Union Bank ka në shërbim të klientit 24 orë në 24, punonjësit e saj që do t’ju përgjigjen për çdo pyetje dhe vështirësi që mund të keni nga përdorimi i kartës suaj. Mjafton që të telefononi në numrat e telefonit dhe karta juaj do të bllokohet. Për më tepër, PINI personal që ju keni do të pengojë që karta të përdoret nga një person tjetër i paautorizuar.
Mbrojtja nga mosdorëzimi i mallit apo dërgesa e pasaktë
Nëse doni të anulloni një blerje, për arësye nga më të ndryshmet një gjë e tillë ju mundësohet nga Karta e Krediti e Union Bank është e mundur paratë ju kthehen mbrapsh. Kjo është një procedurë mjaft e përhapur nga kompanitë serioze në internet. Për më tepër, kurseni dhe shmangni gabimet në transaksionet cash.
Nuk mund të udhëtoni pa Kartë Krediti
Gjithmonë udhëtimet kanë të parpritura.Përveç dokumentit të identifikimit duhet të merrni patjetër me vete edhe kartën e kreditit. Mund të keni vështirësi me gjuhën e vendit pritës, kursin e këmbimit etj., por me Kartë Krediti nga Union Bank jeni më se të mbrojtur dhe komod.
Fantastike për biznesin
Të menaxhosh një biznes do të thotë kohë e shpenzuar nga një takim në tjetrin për rakordime të ndryshme, dorëzim faturash, etj. Në rast se ju i bëni këto pagesa me kartë krediti e keni çdo probelm të zgjidhur sepse është gjithçka e dokumentuar.
Fitoni historik kredie, mund t’ju vlejë shumë
Historiku juaj me kartën e kreditit mund t’ju vlejë në të ardhmen, pasi ju konsideroheni klient kreditor dhe të dhënat tuaja vlejnë për të gjitha bankat. E njëjta gjë është si për një kredi për makinë, konsumatore, shtëpi etj. Në rast se pagesa juaj është korrekte, ju automatikisht keni pikë pozitive si klient. Nuk duhet të harroni se një historik negativ me kredinë mund të ishte një problem për marrjen e kredive në të ardhmen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.