DoogeeMix smartfoni i duhur për shqiptarët- parametra super, çmim i lirë
Doogee Mix tashmë ka mbërritur në Shqipëri në të njëjtën periudhë që po prezantohet në tregun e Europës Qendrore dhe Lindore. DooGee MIX është fiks për tregun tonë, kryesisht për moshat e reja dhe gratë, që preferojnë një kombinim të përsosur të opsioneve, parametrave, pamjes së bukur dhe çmimit të përballueshëm…
DooGee Mix është smartfoni me kornizë më të vogël në botë, i cili ofron dy versionet 4GB dhe 6GB RAM. Të tjera opsione të tij janë: xhami Gorilla Glass 5, version më i fundit i mbrojtjes dhe performancës, me dy kamera 16 dhe 8 MP; RAM të madh; UI (user interface) te thjeshtë, pamje të qartë, jetëgjatësi baterie të pakrahasueshme me telefona të tjerë dhe dizajn i mrekullueshëm. Të gjitha këto parametra janë ato me të cilat DooGee po konkuron me telefona të ngjashëm në tregun global, por me gjysmën e çmimit të tyre.
Dizajni i bukur për syrin, i kombinuar me çmimin super të përballueshëm dhe me performancë shumë të qëndrueshme, e bën më të preferuarin për gjeneratën e re. Aktualisht, telefonin DooGee e gjeni për vetëm 33 900 lekë.
Ky brand modest me premisa për të prodhuar produkte me performancë të lartë, me një paraqitje të mahnitshme dhe çmime të pranueshme, nisi me hapa shumë të vegjël në Spanjë dhe më pas u kthye në stuhi pas një partneriteti të fortë me ekipin e futbollit Villareal C.F. Partneriteti me një ekip lokal futbolli provoi se kjo ishte formula e duhur për sukses kur DooGee mori një tjetër hap në Malajzi, dhe bashkoi forcat me një tjetër ekip futbolli ‘Johor Darul Takzim’.
Parametrat e njëjtë, çmimi sa gjysma e markave më të famshme
Për nga parametra telefoni DooGee krahasohet me parametrat e markave më të famshme që përdorin sistemin e operimit android, por kushton sa gjysma e ccmimit të tyre.
Doogee po kontribuon për të sjellë në tregun global produkte me performancë të lartë, me një pamje të bukur, me operime “smart” të zgjuara dhe me mikro-inovacione. Me konceptin e këtij brandi: “Lidh njerëzit dhe botën”, Doogee gjithnjë transmeton entuziazëm dhe qasje positive ndaj jetës, duke u fokusuar në eksperiencën e përdoruesit dhe duke u ofruar njerëzve komoditet dhe kënaqësi.
Modelet e ardhshme pas DooGee Mi
Doogee, një brand që kontribuon në pajisjet smartfone me performancë të lartë dhe me çmime shumë konkuruese dhe pamje moderne, thjesht sapo ka vendosur flamurin e tij në tregun e Europës Qendrore dhe Lindore, pas dy viteve eksperiencë në Spanjë ku ka hapur shumë dyqane
Ndërkohë, ka një version Lite të produktit Mix që pritet të dalë së shpejti në muajt e ardhshëm. Ai është I projektuar për ata persona që pëlqejnë dizajnin e Mix, por hezitojnë për shkak të cmimit disi më të lartë.
Por cfarë do të vijë pas kësaj pajisje të mrekullueshme? Gjatë lancimit të eventit në pragë në 20 shtator, manaxheri i Doogee për tregun të Europës Qendrore dhe Lindore prezantoi linjën e fortë të këtij produkti për gjithë muajt në vazhdim.
BL5000 i ndjekur nga BL7000 dhe Bl11000 pritet të jenë telefonat më të bukur me bateri të madhe. BL5000 ka një bateri të jashtëzakonshme 5050m dhe modele të tjera do të vijnë me bateri me kapacitet edhe më të madh. Ju mund ta hidhni karikuesin tutje sapo ti blini këta. Sidoqoftë seritë BL janë më shumë sesa thjesht bateri të mëdha. Kështu BL500 është e pajisur me një memorje 4GB+64GB, me kamera dyshe 13MP; me ekran 5.5-inch Full HD; dizenjim ekrani me 8 harkime, të cilat ju mund t’i shijoni për disa ditë, për shkak të baterisë së fortë. Kërkimi në ëeb, lojërat, editimi i dokumenteve, të gjitha pa nevojën e karikimit edhe pas një dite të plotë përdorimi. Të ndjekur nga BL700 dhe BL11000, Doogee sjell një anë ekstreme të smartfonëve me cmim shumë të lirë dhe dizajn të mrekullueshëm.
Risia e fundit Mix2- smartfoni që njeh fytyrën
Nëse do flasim se cili është versioni i fundit që DooGee sapo ka lançuar në Spanjë, atje ku i ka fabrikat kjo kompani, versioni MIX2 është fjala e fundit e teknologjisë. Në websit-in e www.doogee.cc, Mix2 është telefoni që sapo është prodhuar, i cili ka disa opsione shtesë krahasuar me vetë DooGee Mix. E vecanta e Mix2 është se njësoj si IphoneX, ka teknologjinë e njohjes së fytyres (face recognition) por do të dalë në treg në tetor më parë se data kur do të dalë në treg Iphone X.
DooGee synon me këtë mënyrë të bëhet telefoni i parë në botë që ka opsionin e njohjes së fytyrës për të identifikuar pronarin apo mbajtësin e tij. Vec kësaj Mix2 ka 4 kamera: 28 MP përpara dhe 16+13 MP në pjesën e pasme, duke u bërë kështu smartfoni i parë në botë me 4 kamera. Veçanërisht optimal për grup selfie, pasi kamera ka një kënd 130 gradë, për të përfshirë sa më shumë njerëz në foto. Opsionet e tjera vazhdojnë të kenë si bazë parametrat e DooGeeMix, por me version tërësisht të rinovuar Android7.1, me më shumë ngjyra dhe më shumë siguri. DooGee vazhdon të jetë jo vetëm në garë me markat më të mira të prodhimit të celularëve në botë, por po avancon në shumë prej versioneve të fundit për të qenë avangardë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.