5 shenja që tregojnë se punonjësit e urrejnë të punojnë në kompaninë tuaj

24/11/2017 2:12 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Fatkeqësisht, për pjesën më të madhe të personave që rriten në detyrë dhe që marrin poste të rëndësishme drejtuese, këto ndryshime sjellin pasoja në karakterin e tyre.

Ata harrojnë që të jesh një drejtues i mirë nuk do të thotë të drejtosh njerëzit, por të çosh përpara misionin e kompanisë në të cilën punon, të heqësh barrierat aty ku janë dhe të përpiqen me të gjitha forcat që të rrisësh produktivitetin e kompanisë.

Por nëse ata janë të zënë duke u marrë me luajtjen e “rolit të shefit” është e sigurt që fryma që do të krijohet në kompani do të jetë ajo e një mërzie të madhe dhe madje në disa raste të kalojë edhe në urrejtje ndaj jush. Por në pjesën më të madhe të rasteve, ata nuk e shprehin një gjë të tillë sepse tregohen të kujdesshëm të ruajnë vendin e tyre të punës, sepse nuk duan absolutisht që të rrezikojnë.

Ja disa prej shenjave që tregojnë se punonjësit e urrejnë të punojnë në kompaninë tuaj:

  1. Nuk ka bashkëpunim ndërmjet kolegëve

Nëse shikoni që punonjësit nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, një arsye që e shpjegon situatën mbase mund të jetë ajo që ata nuk ndihen të lumtur në punë. Punonjësit që e duan punën që bëjnë dhe ambienti në të cilin punojnë është pozitiv, janë më të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët e tyre sesa ata që punojnë në një ambient aspak pozitiv. Atyre nuk u intereson fare që të japin mendimin dhe ndihmën e tyre, sepse edhe tek e fundit, ajo nuk do të merret parasysh.

  1. Rënie produktiviteti

Kjo mund të manifestohet në forma të ndryshme. Punonjësit vonohen në mëngjes dhe mundohen të largohen sa më parë nga puna. Marrin pushimet e tyre, madhe shkojnë deri aty sa të marrin edhe pushime të papaguara. Të gjitha këto shenja shoqërohen me rënie të nivelit të produktivitetit, si dhe me një nivel të lartë mospëlqimi për punën, që bëjnë si pasojë e një keqmenaxhimi nga ana e drejtuesit të tyre.

  1. Mungesë komunikimi

Nëse në ambientin e punës që ju drejtoni ka mungesë komunikimi si midis kolegëve ashtu edhe ndaj jush, kjo është vetëm për fajin tuaj, sepse ju e keni vendosur një kulturë të tillë pune në kompaninë tuaj. Mos u trembni nëse punonjësit qeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin, sepse kjo është një prej shenjave më të mira, e cila shoqërohet edhe me rritje të bashkëpunimit dhe rrjedhimisht edhe me rritje të produktivitetit.

  1. Ata nuk vlerësohen aspak

Kur është hera e fundit që ju keni vlerësuar një punonjës? Sipas disa studimeve të fundit, rreth 50 për qind e punonjësve shprehen se do të vazhdonin të punonin në të njëjtin vend pune, pa e ndryshuar atë, vetëm në rastin se do të ndiheshin të vlerësuar, por fatkeqësisht sipas të dhënave të po të njëjtit sondazh, rreth 82 për qind e punonjësve janë larguar nga puna e tyre vetëm sepse nuk vlerësoheshin për punën që bënin.

Prandaj duhet të bëni kujdes që të mos tregoheni negativë dhe mbi të gjitha, të mos e lidhni suksesin me negativitetin që ju shoqëron gjithmonë. P.sh. ju s’duhet asnjëherë t’i drejtoheni stafit tuaj me fjalinë: “Ne sapo përfunduam nënshkrimin e një projekti shumë të rëndësishëm, me një klient potencial por gjithsesi buxheti dhe të ardhurat e kompanisë tona janë shumë të ulëta këtë vit”. Gjithashtu ju nuk duhet t’i merrni meritat e një stafi të tërë punonjësish për veten tuaj, pasi kjo gjë do ta rrisë mospëlqimin ndaj jush.

  1. Mungesë respekti

Një prej mënyrave më të qarta që punonjësit e shprehin pakënaqësinë që kanë ndaj jush është mungesa e respektit. Ata nuk ju përshëndesin në mëngjes dhe as kur largohen nga puna, madje mund të shkojë deri aty sa disa prej tyre të lënë pas dore edhe punën e tyre, të neglizhojnë përmbushjen e detyrave kryesore apo ndarjes së informacionit për një projekt të caktuar me kolegët. Zakonisht nëse punonjësit tuaj nuk tregojnë respekt ndaj jush, mund të vijë nga fakti sepse as ju nuk tregoni respekt ndaj tyre.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz