Agjencia Qendrore e Prokurimit ka shpallur tenderin 6-milionësh për “Furnizim me kompjuterë” për rreth 80 institucione qendrore e lokale të Republikës së Kosovës. Ofertat për këtë proces të prokurimit do të hapen gjatë kësaj jave, shkruan sot Gazeta “Zëri“
Gjashtë milionë euro para të buxhetit të Kosovës do të shpenzohen në tre vjetët e ardhshme për furnizim me kompjuterë dhe pajisje tjera në tenderin e shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), institucion ky i cili zhvillon prokurime të përbashkëta për të gjitha institucionet të cilat marrin para nga buxheti i shtetit.
Në njoftimin për kontratë, i cili është shpallur ditë më parë, thuhet se rreth 80 institucione të vendit duke përfshirë këtu ministritë, agjencitë e pavarura, Policinë, etj., do të blejnë 3843 kompjuterë, shtëpiza së bashku me tastierë, maus, 1337 llaptopë me çantë, 2633, USB, 64GB, 32GB, 235 projektorë së bashku me perde, 644 hard-disk të jashtëm, 1221 ram-memorie, si dhe 860 hard-disk për kompjuterë.
Në dosjen e tenderit të siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se të drejtë konkurrimi në këtë tender 6-milionësh kanë operatorët ekonomikë që duhet t’i ofrojnë dëshmi të kënaqshme Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) se qarkullimi vjetor i operatorit ekonomik gjatë tre vjetëve të fundit (2014, 2015, 2016) ka qenë në vlerë së bashku në të tria vjetët prej jo më pak se 1 milion euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.