Ky është viti që do të ketë debatin më të madh politik dhe ekonomik, sa i përket përballjes së Britanisë me BE, finalizimin e Brexit.
Pritet të shihet nëse çështja do të zgjidhet, do të komplikohet më tej, apo edhe do të braktiset, mendojnë analistët, sipas Bloomberg.
Brenda 10 muajve, qeveria britanike dhe Bashkimi Europian synojnë të kenë një marrëveshje mbi divorcin e tyre dhe të paktën përvijimin e marrëdhënieve të tyre të ardhshme tregtare. Ata kanë ide të ndryshme rreth asaj se si duhet të duket Brexit dhe pikëpamje të ndryshme se si duhet të zhvillohen vetë bisedimet.
Pastaj ka ndarje brenda secilit kamp. Konservatorët qeverisës të Britanisë, të cilët dekadat e fundit për anëtarësimin në BE ishin katalizatori i Brexit, mbeten të ndarë për atë që me të vërtetë do të thotë ky proces. Partia Laburiste e opozitës po shmang pyetjen, ndërsa nacionalistët skocezë nuk duan të largohen fare.
BE mund të vendosë unitetin e saj para ndonjë përparësie tjetër, por negociatat mund të zbulojnë interesa të kundërta kombëtare midis 27 anëtarëve të mbetur.
Ja axhenda e bisedimeve gjatë 2018: