Ka një lëvizje botërore për të nxitur qytetet për të mbjellë më shumë pemë dhe për të krijuar më shumë parqe.
Për të pasur një tablo më të qartë se cilat janë qytetet me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me pemë, MIT’s Senseable Lab bashkëpunoi me World Economic Forum (WEF) për të krijuar Treepedia, një faqe me harta interaktive që tregojnë dendësinë e gjelbërimit në qytetet më të mëdha të botës.
Studiuesit përdorën informacionet e Google Street View për të përcaktuar atë të cilin ata e quajnë “Green View Index”, një sistem i cili vlerëson përqindjen e dendësisë me pemë të çdo qyteti, në bazë të fotove ajrore.
Kur u krijua në vitin 2016, Treepedia pasqyronte vetëm dhjetë qytete, por prej atëherë janë shtuar edhe qytete të tjera në këtë listë.
Zbuloni më poshtë se cilat janë 19 qytetet me dendësinë më të madhe të pemëve në botë…
19. Los Anxhelos, Kaliforni — 15.2%
18. Torino, Itali — 16.2%
17. Tel Aviv, Izrael — 17.5%
16. Boston, Massachusetts — 18.2%
15. Majami, Florida — 19.4%
14. Toronto, Kanada — 19.5%
13. Siatëll, Uashington — 20%
12. Amsterdam, Holandë — 20.6%
11. Gjenevë, Zvicër — 21.4%
10. Frankfurt, Gjermani — 21.5%
9. Sakramento, Kaliforni — 23.6%
8. Johanesburg, Afrika e Jugut — 23.6%
7. Durban, Afrika e Jugut — 23.7%
6. Montreal, Kanada — 25.5%
5. Sidnej, Australi – 25.9%
4. Vankuver, Kanada — 25.9%
3. Oslo, Norvegji — 28.8%
2. Singapor — 29.3%
1. Tampa, Florida — 36.1%
*Leanna Garfield
Burimi: World Economic Forum