RANGE ELEKTRIFIKOHET

01/05/2018 10:00 AM 0 komente

Pas ristilimit, Range Rover dhe motra e saj e vogël Sport, debutojnë në versionin plug-in, P400e. Njësia e re përbëhet nga një motor me benzinë me katër cilindra, dy litra, 300 kf (i familjes Ingenium) dhe nga një motor elektrik 116 kf, i pajisur me bateri me jone litiumi, 13,1 kWh.

Fuqia totale: 404 kf, në gjendje të gjenerojë për këtë model Range Rover një 0 deri 100 km/h për 6.8 sekonda, deri në një shpejtësi maksimale të deklaruar prej 220 km/orë. Estetikisht, metamorfoza e modelit vazhdon në vijën e vazhdimësisë, siç ka ndodhur gjithmonë në pothuajse pesëdhjetë vjet histori të prestigjiozes së familjes Land Rover.

E krijuar si makinë me tre dyer, ka ditur të riinterpretojë linjat e saj të thjeshta, duke mbetur gjithmonë e njohur, duke kaluar në gjeneratën e dytë të ’94-ës (e cila pararendi fenomenin e modeleve SUV luksozë), më pas në gjeneratën e tretë të vitit 2002 (mbi bazën e së cilës u realizua versioni i parë Sport, më kompakt, tre vite më vonë), dhe në gjeneratën e fundit të vitit 2012, me telajo alumini, nëna e modeleve novatore Evoque dhe Velar.

Risitë e modelit të vitit 2018 përfshijnë disa ndërhyrje estetike tek kalandra, tek fenerët me teknologji pixel lazer, tek spoileri i pasëm me patentë të re (me flukset e tij të ajrit eviton edhe bërjen pis të pjesës së pasme), si dhe tek sistemi infotainment (Touch pro-duo, me dy ekrane 10 inç, përveç instrumenteve virtuale 12 inç dhe, si në rastin e Velar, tek komandat xhestuale për të hapur dhe mbyllur perdet apo çatinë panoramike).
Range Rover konfirmohet si limuzinë “sui generis” dhe, me pajimet SVAutobiography, të rezervuara për Supercharged Dynamic dhe motorin V8 me pesë litra dhe 565 kf, shtyn në ekstrem këtë Special Vehicle: inxhinierët e sektorit SVO kanë realizuar rregullimin e shasisë, e cila optimizon performancën, duke e ulur lartësinë me 8 milimetra.

 

SI NЁ RRUGЁ EDHE JASHTЁ SAJ / BATERI QЁ NUK I TREMBEN GUNGAVE

Nëse tek versioni i fundit i Range-it, ai i vitit 2012, traksioni integral dhe cilësitë off-road, kishin kaluar pothuajse në plan të dytë, krahasuar me komfortin e jashtëzakonshëm, tek modeli P400e, është e vështirë të besohet se mund të ndërmerren aventura jashtë asfaltit. Megjithatë pesha e baterive (152 kg, nën bagazh) dhe dimensionet e bëshme, nuk ia frenojnë cilësitë.

Përkundrazi, elektroni ndihmon, ndaj nuk duhet shqetësuar as për hasjen e ndonjë gunge përpara (deri në 90 cm lartësi, si në versionet e tjera) dhe as për momentin përdredhës të disponueshëm në terrene të vështirë, e cila veçse përfiton nga momenti përdredhës elektrik, sidomos në nisjen nga vendi në sipërfaqe me aderencë të ulët dhe në kontrollin në shpejtësi të ulëta.

Për më tepër, mund të kthehet në makinë fuoristradë të vërtetë falë heshtjes së përkryer të EV-së. Sistemi Terrain response 2 është rikalibruar për të shpërndarë në të katër rrotat momentin përdredhës elektrik, të disponueshëm nga nisja nga vendi, për të mos përmendur faktin që, ashtu si në modelet e tjera Range, lejon edhe rregullimin e suspensioneve. Mekanizmi që e ul veturën me 15 mm, kur ajo tejkalon 105 km/h, duke reduktuar qëndrueshmërinë aerodinamike dhe konsumet, ofron gjithashtu edhe opsionet off-road Ride height 1 dhe Ride height 2, të cilat e ngrenë pjesën fundore respektivisht 40 mm (deri në 80 km/h) dhe 75 mm (deri në 50 km/h). Gjatë udhëtimit tonë, Range Rover P400e, tregoi se është në gjendje të kalojë pengesa jo të lehta, falë ridotos dhe diferencialit, krejtësisht automatikë.

Duke u kthyer në asfalt, cilido qoftë modaliteti i zgjedhur, nuk mund të mos vlerësohet puna e shkëlqyer e kambios automatike ZF me tetë marshe, e cila kombinohet mjaft mirë me momentin përdredhës hibrid plug-in (640 Nm), duke e ndihmuar drejtuesin e mjetit edhe në terrenet më të vështirë, me ulje-ngritje marshesh të rrjedhshëm e të shpejtë në të njëjtën kohë. Kështu mund të rifillohet “loja” me vendosjet hibride. Në Parallel hybrid, të dy burimet e energjisë menaxhohen nga elektronika, duke optimizuar efikasitetin.

Sipas dëshirës, mund të përdoret edhe funksioni Save, për të mbajtur mënjanë energjinë “e pastër” e duke e ruajtur atë për përdorim të mundshëm në zona me trafik të kufizuar. Nga ana tjetër, sistemi Peo (Predictive energy optimization), minimizon konsumet, duke shfrytëzuar të dhënat e GPS-it mbi itinerarin dhe ndryshimet e relievit. EV ka autonomi elektrike 51 km, me shpejtësi maksimale 137 km/h.

 

Vlera e konsumit të homologuar (e cila merr përparësi nga ciklet gjatë të cilëve përdoret vetëm elektriku) është 2.8 litra/100 km: për 51 km e parë, me bateri plotësisht të ngarkuara, Phev mund të udhëtojë në modalitetin EV. Karikimi kërkon 7.5 orë nga një prizë normale (10 Amper), kohë e cila zvogëlohet në 2.75 orë nëse karikohet në kolona të posaçme

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz