Mercedes A-Class, horizonte të largëta

04/06/2018 10:27 AM 0 komente

Modeli që ka ringjallur imazhin e kolosit gjerman ka mbërritur në serine e katërt, duke u rritur në përmasa e duke u prirur drejt së ardhmes, falë sistemit infotainment me inteligjencë artificiale. Debutimi në pranverë

 

Pak, por i sigurt mbetet fakti se revolucioni ishte ai i vitit 2012, kur Mercedes vendosi që për modelin A-Class, të braktisë formulën e njëvëllimshes, skemë e dashur dhe origjinale (në atë kohë, po aq revolucionare), për të përqafuar formulën e dyvëllimshes sportive. Ndoshta tepër sportive, duke gjykuar nga evolucioni i species, që tashmë ka arritur në gjeneratën e katërt.

Të kuptohemi, modeli i ri kompakt, i projektuar si gjithmonë nga Gorden Wagener, ka linja të pastra, të shtrira: merita për këtë i shkon turirit të zgjatur të stilit CLS, fenerëve aerodinamikë LED si dhe anëve me vëllime të plota e me pak relieve. Nga ana tjetër, pjesa fundore duket si pjesa më pak origjinale. Por ka diçka tjetër: hapi është rritur me tre centimetra (për një total, pothuajse rekord, prej 273 cm) dhe trupi i veturës me 12 cm, për të arritur kështu në 4.42 metra.

Jo pak, sidomos krahasuar me rivalët Audi A3 dhe BMW Seria 1, të cilat ndalojnë vetëm fare pak mbi kuotën katër e tridhjetë. Modeli A-Class, a është makinë krejt tjetër? Të mos e teprojmë, mbase është thjesht i ndryshëm efekti që ajo shkakton. Një gjë e tillë shpjegohet me objektiva të mirë caktuara: të ofrojë disa centimetra më shumë, madje edhe në gjerësi, dhe bagazh (pikë e dobët e modelit aktual) edhe më të madh. Me fjalë të tjera: një makinë për një publik më të gjerë. Sidoqoftë, hapi i zgjatur do e bëjë ngarjen më progresive dhe të përballueshme, por – së paku në synimet e projektuesve – nuk duhet aspak të shtrembërojë natyrën dinamike të modelit.

 

E SUPERPAJISUR EDHE “BAZA”

Me pak fjalë, modeli A-Class është bërë më i pjekur e fleksibël, dhe një gjë e tillë mund të garantojë hapësira të reja tregtare. Kjo, edhe për faktin se Mercedes shpalli pajime të fuqishme që në versionin fillestar (të konfirmuara pajimet Executive, Bussines, Sport dhe Premium), me mundësi të mëdha përshtatje e personalizimi dhe materiale e paketa, duke përfshirë ato teknologjike. Jemi në kabinë: kompania flet për më shumë hapësirë si për shpatullat, ashtu edhe për kokën. Natyrisht, po e shtyjmë verifikimin e përmasave në kohën kur makina të arrijë në qendrën tonë të testimeve.

Sidoqoftë, përshtypja është se ka diçka më shumë për t’u shfrytëzuar, ndonëse nuk bëhet fjalë për ndryshime thelbësore. Ajo që me siguri bën përshtypje është mjedisi i brendshëm: luksoz në versionet më të mira dhe super modern, në sajë të stilit hi-tech. Sigurisht që luajnë rol të rëndësishëm edhe veshjet e lëkurës, sediljet (tre në dispozicion), detajet e realizuara me kujdes, por çfarë e bën ndryshimin është padyshim tërësia e instrumenteve, e përbërë nga dy monitor-tablet horizontalë, pranë njëritjetrit, pothuajse të varur dhe pa kapak.

Janë padyshim spektakolarë ekranet opsionale nga 10,25 inç secili (atë të serisë janë 7 inç): njëri që zëvendëson kroskotin tradicional dhe tjetri që ndryshon funksionet e ndryshme, duke përdorur të njëjtat ekrane me prekje, butonat tek timoni, pajisjen touchpad në tunel si dhe komandat zanore inteligjente. Është sistemi MBUx (Mercedes-Benz User experience), i pajisur me inteligjencë artificiale, në debutim absolut tek një model i markës prestigjioze gjermane: një kufi i ri i ndërfaqes njeri-makinë, dhe që zotëron gjithçka për të qenë më direkt dhe efikas.

Ai i ekzekuton komandat, pa fraza të paracaktuara: përfshin, në fakt, gjuhën natyrore. Kështu, përballë pohimeve të tilla, si “Kam vapë”, sistemi sillet në përputhje me rrethanat, duke ulur temperaturën. Çfarë është më e rëndësishme, ai mëson zakonet e atij që qëndron në kabinë, duke i memorizuar ato e duke i ripropozuar.

Përveç kësaj, funksionon edhe kur nuk ka lidhje rrjeti, sepse mbështetet tek software i makinës. Një tjetër pikë e fortë përbëhet nga sistemet e asistencës në drejtim, të zgjeruara, me prejardhje nga modeli S-Class, të cilat shfrytëzojnë radarin dhe telekamerat. Po përmendim disa: sistemi i ndihmës aktive për rregullimin e distancës Distronic, sistemi i drejtimit aktiv, ndihma aktive gjatë frenimit emergjent dhe ndryshimit të korsive, Pre-Safe plus gjithashtu edhe në pjesën prapa. Edhe në këtë pikë, AClass është rritur shumë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz