2 pyetjet që Jobs u bënte punonjësve për të kuptuar se çfarë nuk shkonte si duhej

12/06/2018 12:44 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
  • Steve Jobs kishte studiuar dy pyetje për të kuptuar problemet e Pixar
  • Andy Raskin, profesionist marketingu në San Francisko, ka shkruar se praktikon strategjinë e Jobs për të arritur rezultate më të sinqerta në takime
  • Drejtues të tjerë dhe ekspertë në leadership këshillojnë që t’u bëni punonjësve pyetje të cilave nuk mund t’u përgjigjen me një “po” ose “jo” , në mënyrë që të jenë të detyruar të japin përgjigje të arsyetuara

 

Steve Jobs ka qenë për një kohë të gjatë drejtues i Apple. Jobs nuk drejtonte vetëm kompaninë informatike avangardë; ishte edhe president dhe investitor i Pixar.

Kur i duhej të bënte mbledhje në Pixar, duhet të kuptonte me shpejtësi se si po ecnin gjërat. Andy Raskin, ekspert në komunikimin strategjik profesional në San Francisko, ka folur për strategjinë e Steve Jobs në një shkrim të tij.
Në fillim, Jobs organizonte takime me ekipe të ndryshme te Pixar, një duzinë njerëzish në një kohë – shkruante Raskin.

Për çdo takim, zgjidhte një person dhe e pyeste: “Më thuaj, çfarë nuk funksionon siç duhet te Pixar”.
Punonjësi përgjigjej dhe Jobs pyeste më pas të tjerët nëse ishin dakord. Pastaj, zgjidhte një punonjës tjetër dhe e pyeste: “Çfarë funksionon te Pixar”

Në çdo takim, Jobs alternonte këto dy pyetje deri sa të ndiente se kishte kuptuar problemet me të cilat po përballeshin punonjësit e tij .
Thoni gjithçka, por jo: “Keni pyetje?”

Drejtuesit e dinë se kanë nevojë për reagime. Por të paktë janë punonjësit që kanë kurajë të komunikojnë ankesat dhe problemet e tyre kryesore.
Çdokush që ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm e di se pyetja “A keni sugjerime se si mund t’i përmirësojnë gjërat?” shpesh ndiqet nga heshtja apo nga një “Jo” e shkëlqyer.

Zgjidhni grupe të vogla punonjësish dhe duke u bërë pyetje që i vënë në mendim, shmangni opsionin “ka ndonjëri pyetje?”

Por çfarë duhet të kërkoni?

Angie Morgan, bashkautore e “Spark: How to Lead Yourself and Others to Greater Success”, këshillon që të kërkoni:
“Ju lutem a mund të më thoni dy gjëra që jam duke i bërë vërtet mirë në këto rrethana dhe dy gjëra për të cilat mendoni se mund të përmirësohem?”.

Sipas ish-drejtueses së Google dhe Apple, Kim Scott, autore e “Radical Candor: Be a Kick-Ass Boss Without Losing Your Humanity”, një tjetër pyetje e mirë do të ishte: “A ka ndonjë gjë që mund të bëj ose jo, që ta bëjë më të thjeshtë punën me mua?”

Duke marrë shkas nga Steve Jobs, Raskin ka shkruar se është përpjekur të pyesë”
“Çfarë është gjëja që kam bërë sot që ka krijuar më shumë konfuzion”.

 

*Rachel Premack
Burimi: Business Insider

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz